• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Struktura e posaçme”, shpresa e fundit e opozitës

by Artur Ajazi
17/03/2021 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Një prej të larguarve nga Partia Demokratike, (emër i njohur i atyre viteve) i cili përdorej shpesh dikur për të “ujdisur punët e vështira” sidomos gjatë zgjedhjeve, ka qenë dhe iniciatori i krijimit të atij që quhej brënda asaj partie “struktura e posaçme”. Ai gjendej në fushata elektorale, organizonte dhe shfaqej në takimet e lidershipit të asaj partie, organizonte paramilitarët e rretheve, të cilët kryenin aksione të vjedhjes dhe blerjes së votave, apo dhe presioneve dhe dhunimit të kundërshtarëve. Asgjë nga e kaluara e asaj partie nuk ka mundur të fshihet dhe harrohet, edhe sot e kësaj dite. Degët e rretheve (edhe pse të ç’organizuara nga pikëpamja strukturale) kanë nisur piketimin e familjeve dhe elementëve të cilët janë të lëkundur, të tërhequr nga ajo parti, për të mundësuar rikthimin e votës “pro” tyre. Por nuk kanë mundur. Dhuna dhe efektet e saj kanë qenë dhe mbeten “nyja Gordiane” e saj partie gjithmonë kur vijnë zgjedhjet e reja. Eksperienca e vjedhjes dhe rrahjes barbare të opozitës në zgjedhjet e 26 Majit 1996, “fitorja” e pushtetit me vota të vjedhura dhe të blera, duke përdorur bandat e asaj kohe, ngriti nevojën e një strukture ilegale brënda asaj force politike, e cila do të merrej me “çështjet  dhe problemet e fushatave”. Gjithëkush i kujton, se si degët e Partisë Demokratike në rrethe, ktheheshin në streha të bandave, në financuesit  dhe avokatë të tyre. Askush nga ne nuk ka harruar se si celula që pergatiste dhunën, kishte një organizim perfekt, aq sa të krijonte përshtypjen e një strukture ushtarako-policore.Ajo financohej nga partia, fitonte dhe ndikonte në marrjen e  tenderave,merrte sponsorizime nga firma dhe kompani biznesi.Nuk përjashtoheshin edhe gjobat ndaj bizneseve, sidomos me afrimin e fushatave, të cilat ishin të detyruara të paguanin për të mos patur probleme. Pothuajse në të gjitha qytetet, njiheshin përfaqësuesit e “strukturës së posaçme” të dhunës. Ata “i binin derës me shkelm” të kryetarit të degës së PD, dhe thuajse bënin ligjin në fushata dhe pas tyre. Ngjarja e fundit e ndodhur në disa qytete të vendit, dalja me flamuj partie edhe në ditë feste, thirrjet banale dhe sharjet, provokimet dhe sherret mes bulevardeve, treguan se “struktura e posaçme” funksionon mrekullisht në kampin opozitar. Partia Demokratike ka qenë, është dhe mbetet  peng i dhunës, dhe mentalitetit stalinist, sipas të cilit “pushteti merret  vetëm me dhunë”. Vota e lirë i tremb, i tromaks, i demoralizon ata. Ata duan vetëm akte dhune, duan viktima, duan kuti të mbushura plot me fletë votimi, duan fitore  me 99.99 per qind. Kështu i ka instruktuar i Madhi. Ai që nuk është mësuar me mungesën e pushtetit, ai që realizoi në praktikë për herën e parë në historinë e pluralizmit shqiptar, vjedhjen e votës , rrahjen  dhe burgosjen e  kundërshtarit politik. Duke qenë të vetëdijshëm në paaftësinë për të ringjallur besimin dhe shpresën tek shumica e shqiptarëve, opozita pa asnjë dyshim do të hedhë në “fushën e betejës elektorale”, si shansin e fundit për të fituar, “strukturën e posaçme”. Madje e ka nisur nga 14 Marsi, dhe nuk ka shanse ta ndalë marrëzinë e saj, deri në arritjen e synimit për destabilizimin e vendit. Eshtë detyrë e çdo shqiptari, por edhe e strukturave të institucioneve ligjzbatuese, të ndalin veprime të tilla. Në fushatën e 2021, vetëm ta mendosh termin “dhunë”, është çmenduri njerëzore dhe vetëvrasje politike.

Next Post
Politika për të rinjtë, apo politika me të rinjtë!

Të pathënat e Majlinda Bregut: Misioni ndërkombëtar, një “requiem” për PD-në, Bashën dhe e ardhmja politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In