Pasi pranoi se ka sulmuar fizikisht këngëtarin Stine pas sulmit që i bëri mikut të tij Florit, reperi Arkimed Lushaj ka thënë se kjo ngjarje nuk përfundon me kaq.
Stresi për Telegrafin tha se Stine i preu në besë dhe tani e tutje është në hasmëri me të.
“Do ta rrah sërish, i ka prerë biletën vetes, vetëm nëse rri me polici 24 orë se kështu personalisht nuk do ta kem problem”, tha reperi duke e quajtur të pabesë Stinen.
“Njerëzit e pabesë kështu e meritojnë, t’i degjenerosh sa herë t’i shohësh”.
Tutje rep artisti shtoi se ai dhe Stine më parë kishin raporte të mira madje kishin bashkëpunuar edhe në muzikë, por tani e tutje gjërat janë ndryshe.
“Kemi punuar bashkë, kemi ngrënë bukë bashkë, por na preu në besë dhe kjo ul poshtë gjithçka. Ishte edhe ai dikur i rëndësishëm për mua e lëre Flori”, tha për fund Lushaj.
Ndryshe, megjithëse i përfshirë në këtë rast Stresi ende nuk është ftuar nga policia dhe as nuk u akuzua nga Stine, i cili në polici thuhet të ketë mohuar se ka sulmuar Florin duke thënë se ai ishte vetë plagosur. /Telegrafi/