• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi social, ligji miratohet brenda vitit

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda këtij viti Shqipëria do të ketë një ligj të ri për strehimin social, i cili parashikon mes të tjerash dyfishimin e programeve të strehimit dhe zgjerimin e kategorive përfituese prej tyre. Ministria e Zhvillimit Urban ka gati draftin e projektligjit të ri “Për programet sociale të strehimit”, i hartuar nën asistencën teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD).

Procesi i hartimit të draftit ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës, pasi për të janë marrë mendime dhe janë konsultuar pothuajse të gjithë grupet e interesit. Ministria e Zhvillimit Urban nisi këtë të premte konsultimet publike për projektligjin.

Në konsultimin e parë, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, Ministrja Eglantina Gjermeni, në prani të përfaqësuesve të 28 bashkive, ekspertëve të fushës së strehimit dhe shoqërisë civile tha se janë në 125 subjekte mes të cilave 57 shoqata, 61 bashkitë, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen dhe Diskriminimin, si dhe institucione qendrore, të cilat janë njohur me draftin e përgatitur dhe kanë ofruar edhe komente dhe sugjerime të cilat po përpunohen nga grupi i punës.

“Gjatë punës time si Ministre e Zhvillimit Urban, një nga problematikat që kemi hasur më së tepërmi me ligjin ekzistues të Programeve Sociale të Strehimit, lidhej pikërisht me faktin se ky ligj nuk adresonte një pjesë të mirë të kategorive në nevojë, duke i përjashtuar automatikisht nga skemat apo programet financiare të strehimit. Janë rreth 35 mijë të pastrehë në Shqipëri sipas statistikave që ne kemi, por sigurisht, që kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe, ndaj dhe ne i kemi kërkuar të gjitha bashkive që të fillojnë një proces real për regjistrimin e të pastrehëve.

Synimi ynë kryesor në procesin e rishikimit të ligjit, përtej faktit se është një premtim i Programit tonë qeverisës 2013 – 2017, është dhe garantimi i sa më shumë kategorive të shtresave në nevojë si përfitues nga programet e strehimit. Unë dua të bëj edhe një herë apel për të gjithë kryetarët e bashkive në vend që të aplikojnë në programet për strehimin social dhe t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë strehimit në bashkitë respektive.

Disa herë ne kemi dërguar shkresa për të aplikuar në programin e bonusit të strehimit. Ndërkohë që nuk duhet të ketë vonesa nga Këshillat Bashkiakë në miratimin e listës së familjeve përfituese, të cilat plotësojnë kriteret si për bonusin e strehimit, banesat me kosto të ulët, ato me parametra të eficiencës së energjisë apo edhe rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom dhe egjyptian”, tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Risitë që sjell projektligji i ri janë:

  1. a) dyfishim i programeve të strehimit, ku do të fillohet me programin e strehave të përkohshme;
  2. b) dhënia e mundësive për të përfituar banesë sociale edhe familjeve pa të ardhura apo me ndihmë ekonomike, nëpërmjet subvencionit, i cili do të jetë i kombinuar me fondet që MZHU planifikon  me ato të bashkive;
  3. c) krijimi i pronarit social, që i jep sërish mundësi subjekteve private të hyjnë në marrëdhënie me bashkinë për të dhënë me qira banesat e tyre;
  4. d) krijimi i fondit social (sigurimi banesave si fond i përhershëm i bashkisë);
  5. e) rikonstruksioni i objekteve të dala jashtë funksionit të tyre fillestar dhe kthimin në fond banesash dhe
  6. f) sigurimi i një strehimi të përshtatshëm për komunitetet vulnerabël, si dhe përmirësimi i kushteve ekzistuese të banimit (rikonstruksioni i godinave të komunitetit Rom dhe Egjiptian një model suksesi).

Bashkëpunimi i MZHU me PNUD nuk është i pari në sektorin e strehimit. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka asistuar MZHU edhe në hartimin e Strategjisë Sociale të Strehimit 2016 – 2025, të miratuar pak muaj më parë.

Së fundmi, është përfunduar studimi i kryer me ekspertët e ofruar nga PNUD  për identifikimin e numrit të të pastrehëve në të 61 bashkitë e vendit. Të dhënat e përftuara nga ky studim shumë shpejt do të bëhen publike dhe transparente për të gjithë qytetarët dhe do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Një tjetër projekt, i cili do t’i vijë në ndihmë 61 bashkive për hartimin e politikave dhe programeve konkrete që adresojnë çështjet e strehimit për komunitetin rom dhe egjiptian, është edhe hartëzimi në nivel kombëtar i vendbanimeve të komuniteteve rome dhe egjiptiane, si dhe kostimi i ndërhyrjeve të nevojshme në banesat e tyre.

Në këto tre vite, 2014 – 2016 buxheti i Ministrisë i alokuar për strehimin ka pësuar një rritje progresive. Në këto dy vite 267 milionë lekë janë investuar për rikonstruksionin e 447 shtëpive të komunitetit rom dhe egjyptian, në 15 bashki të vendit. 2070 qytetarë të këtij komuniteti kanë përfituar direkt nga investimet e kryera dhe rreth 3000 qytetarë si përfitues indirekt përmes ndërhyrjeve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve.

Ndërkohë, për rikonstruksionin e godinave ekzistuese me parametrat e efiçiencës së energjisë, për tre vitet buxhetore 2014 – 2016, Ministria e Zhvillimit Urban ka investuar në total rreth 63 milionë lekë për rikonstruksionin e 9 godinave ekzistuese në 9 bashki, ku 208 familje, të cilat sot falë zbatimit të këtyre projekteve, paguajnë 50% më pak në faturat e tyre të energjisë. Pas Vlorës, konsultimet publike për projektligjin “Për programet sociale të strehimit” do të vijojnë në Pogradec më 16 shtator, në Lezhë me 20 Shtator për të përfunduar në Tiranë më 23 shtator.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Një Rolls Royce “ndryshe” nga të tjerat… e veshur me diamante dhe ar (FOTO)

Një Rolls Royce "ndryshe" nga të tjerat... e veshur me diamante dhe ar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In