• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi social/ Gjermeni: Do të ndërtohen 160 apartamente të reja

by Java News
04/03/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet plani i qeverisë për strehimin social për këtë vit. Në takimin me krerët e 61 bashkive, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, njoftoi ndërtimin e të paktën 160 apartamenteve të reja, si dhe fondin e vënë në dispozicion për bonuse të përkohshme strehimi e grante të menjëhershme. Sakaq, u kërkoi bashkive që të mos presin vetëm nga qeveria, por të buxhetojnë vetë fonde për strehimin. Risia e këtij viti në programin për banesat sociale ka të bëjë me kthimin ose përshtatjen për banim të objekteve në pronësi të bashkive. Për këtë qëllim është ndarë një fond prej 120 milionë lekësh, i cili do të shkojnë për ndërtimin e 135 apartamenteve në disa bashki të ndryshme të vendit.

Familjet në nevojë do të duhet të aplikojnë me dokumentet përkatëse në një moment të dytë direkt në bashki. Ndërsa ligji i ri për strehimin social shumë shpejt do të shkojë në Kuvend, ministrja Gjermeni bëri me dije se një kohë të afërt do të mundësohet në një regjistër dixhital numri i saktë i të pastrehëve në të gjithë vendin.

BONUSET DHE GRANTET

Bonuset e qirave dhe grantet e menjëhershme janë dy forma të tjera parashikuar në programin social të qeverisë për këtë vit. Me buxhetin e flokuar për 2017 thuajse do të dyfishohet numri i përfituesve dhe vlera e masës së bonusit të strehimit, krahasuar me një vit më parë. Kështu, 210 familjeve do t’u subvencionohet një pjesë e qirasë, e cila varion nga 50-100%.

Sakaq, grante të menjëhershme këtë vit do të përfitojnë vetëm 20 familje, nga 35 të tilla vitin e kaluar. “Për vitin 2017 do të garantojmë ofrimin e grantit të menjëhershëm për shlyerjen e kredisë së përfituar të banesës me kosto të ulët në masën 50-100% të vlerës së banesës për 20 familje me statusin e jetimit, apo person me aftësi të kufizuar”, deklaroi ministrja Gjermeni. Një tjetër program buxhetor është rikonstruksioni i banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, i cili është tashmë në vitin e katërt të zbatimit.

Next Post
Ashtu si parashikohej, lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Ashtu si parashikohej, lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In