• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi/ Kreditë e buta, të premten afati i fundit për dokumentet

by Java News
15/08/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që kanë aplikuar për kredi te butë në bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues në fazën e parë kanë kohë deri të premten për të dorëzuar dokumentet që të përfitojnë financimin e banesës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtorja e Shërbimit Social në bashki, Anisa Ruseti e cila ka qenë e ftuar në studion e Report TV.

Drejtoresha Ruseti ka sqaruar fillimisht procedurën. “Qytetarët që kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin pranë Bashkisë Tiranë janë vetëm ata që janë shpalllur fitues në listën e parë fituese që ne kemi shpallur vetëm pak muaj përpara. Ne kemi 2500 aplikues të sukseshëm nga të cilët kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për të kërkuar të drejtën e fituar.

Deri më tani ne kemi aplikues vetëm 1200 persona të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin dhe siç ndodh zakonisht në këto ditët e fundit do të jetë edhe fluksi më i madh i dosjeve që do të plotësohen”, është shprehur për Report TV, Anisa Ruseti.

Drejtoresha Ruseti thekson se e premtja do të jetë dita e fundit e afatit për dorëzimin e dokumentave dhe se nuk ka për të pasur shtyrje të afatit për aplikacion nga ana e fituesve që nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për arsye të ndryshme. “Unë besoj se nuk do të ketë shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumentave përtej të premtes.

Afati kohor për plotësimin e dokumentave ka qenë një muaj dhe besoj se një muaj është kohë mëse e mjaftueshme. Aq më tepër që shumica e dokumenteve tani merren online nëpërmjet portalit e-albania, kështu që personat fitues të fazës së parë kanë pasur kohën e mjaftushme për të plotësuar dokumenacionin e duhur”, ka deklaruar drejtoresha e Shërbimit Social.

Dokumentet që duhen dorëzuar

Funksionarja e lartë e Bashkisë Tiranë ka sqaruar se çfarë dokumentacioni nevojitet të paraqesin qytetarët që kanë dalë fitues për të konfirmuar kërkesën e tyre. “Dokumentat bazë janë ato që kanë të bëjnë me vërtetimin e të ardhurave, një dokument nga punëdhënësi dhe pastaj edhe derdhja e kontributeve e cila vërteton se sa realisht personi e ka rrogën, vërtetimi nëse ka ose jo pronë në bashkinë Tiranë ose në vendin e origjinës ku ka pas jetuar familja më përpara.

Duhen një sërë dokumetash kur vjen puna tek ata që kanë një biznes të vogël ose një biznes dhe duhet të paraqisin deklarimin e fundit që kanë pasur në buxhet vitin e kaluar, detyrimet që kanë të bëjnë me taksat, me tatimet, e kështu me radhë sipas kategorive. Po kështu duhet një vërtetim nga KEMP ose njësiam administrative ku tregon se personi është me aftësi të kufizuara”, sqaron Ruseti

Tre kategori kanë përparësi

Sipas Drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, sistemi i pikëzimit i aplikuar për të renditur përfituesit është më i drejtë sepse i jep përparësi atyre kategorive që kanë më shumë nevojë. Çiftet e reja, famijet me nëna kryefamiljare dhe ato me persona me aftësi të kufizuara kanë përparësi.

Të gjithë ata që kanë aplikuar të jenë koshient se do e gjejnë emrin e tyre në listën e fituesve, por lista do të jetë e rankuar në bazë të çifteve të reja, nënave kryefamiljare, personave me afftësi të kufizuara dhe pastaj familjet që nuk i përkasin asnjë prej këtyre kategorive.

Në fazën e parë të programit të kredive të buta nga bashkia e Tiranës, aplikuan rreth 2500 familje nga të cilat 500 do të kenë mundësi të përfitojnë një banesë me interes të ulët.

Dokumentat që duhen të dorëzojnë aplikantët fitues

1. Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.

2. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.

3. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

4. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.

5. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.

6. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.

7. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

8. Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.

9. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

10. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.

11. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.

12. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.

13. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

14. Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.

15. Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.

16. Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.

17. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.

18. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.

19. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.

20. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit. /ma.me

http://shqiptarja.com/lajm/kredite-e-buta-te-premten-afati-i-fundit-per-dokumentet-1

Next Post
Genova, inxhinierët: Ura Morandi, shtyllat e betonit të konsumuara dhe të degraduara!

Genova, inxhinierët: Ura Morandi, shtyllat e betonit të konsumuara dhe të degraduara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

January 24, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In