• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehimi/ Bashkia e Tiranës kredi të buta për 1 mijë familje, skema si do të ndahen

by Java News
20/02/2017 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat apo familjet që nuk blejnë dot një banesë në kushtet e tregut të lirë kanë një vit afat për të aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës, me qëllim për të përfituar nga skema e re për dhënien e kredive të buta.

Në një intervistë për “Panorama”, Evis Rrahmani, drejtoreshë e Strehimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, tregon se cilët janë përfituesit potencialë, kriteret mbi të cilat ata do të zgjidhen dhe masa e kredisë që përfitojnë. Mosha e re dhe niveli i të ardhurave janë dy komponentët kryesorë që do të bindin komisionin e paraseleksionimit, nëse një aplikuesi duhet t’i subvencionohet apo jo kredia për apartament.

Kështu, individët e rinj në moshë madhore (kryefamiljarë) dhe çiftet e reja që nuk kanë një banesë dhe kanë të ardhura mujore minimalisht prej 39.543 lekësh janë favoritë për të përfituar kredi me interes maksimalisht 3%. Marrin pikët maksimale çiftet e reja, mosha e të cilëve është jo më shumë se 70 vjeç. Projektvendimi i Bashkisë pritet të miratohet sot në Këshillin Bashkiak. Fituesit do të miratohen po nga ky organ, pasi të kenë kaluar në sitën e seleksionimit në Drejtorinë e Strehimit pranë bashkisë së kryeqytetit.

Bashkia e Tiranë rikthen kreditë e buta. Cilat janë risitë?

Vlen të theksohet që programi i përfituesve të kredisë së butë është një program tërësisht i Bashkisë së Tiranës, pra nuk ka lidhje me programin që deri disa vite më parë realizohej nga Ministria e Zhvillimit Urban. Që do të thotë, është një nismë e re e Bashkisë së Tiranës me kritere të propozuara prej saj, e që më pas miratohen nga Këshilli Bashkiak, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të pastreha. Programet sociale për strehim janë programe, të cilat shërbejnë për strehimin e familjeve dhe të individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave, ose atë të kredive hipotekore. Më specifikisht, programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Cilët janë familjarët potencialë për të qenë në listën e fituesve?

Bashkia e Tiranës zbaton një sërë programesh në fushën e mbështetjes sociale. Duke parë trendin dhe kërkesat për kreditim për blerje banesash u mendua të hartohej ky program strehimi për krijimin e kredive me kushte lehtësuese për blerjen e banesave të para. Përfitues potencialë të programit do të jenë individët ose familjet, me synim përmirësimin e kushteve të cilësisë së jetesës së tyre. Përparësi do t’u jepet individëve të rinj dhe familjeve që në përbërje kanë një çift të ri, pasi këto familje kanë më tepër akses në përballimin e masës së kredisë, për arsye të moshës së re dhe nivelit të të ardhurave që mund të disponojnë. Për efekt sqarimi, me “familje” nënkuptojmë një grup individësh që lidhen në marrëdhënie bashkëshortore, si edhe marrëdhëniet prindër-fëmijë, marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes dhe ato të kujdestarisë që jetojnë në të njëjtën strehë. Kurse me “individë” do të konsiderohet një person, që sipas statusit të certifikatës së gjendjes familjare në datën e aplikimit rezulton të jetë kryefamiljar i vetëm.

Cilat janë kriteret e përzgjedhjes?

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” janë:

-Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;

-Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

-Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

-Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në pikën 8, tabela nr.3 në projektvendim (tabela përbri shkrimit).

Përcaktimi i kushteve për familjet që do të përfitojnë kredi të lehtësuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës është bazuar në të dhënat e marra nga Enti Kombëtar i Banesave, kriteret e kredidhënies së bankave të nivelit të dytë mbi nivelin e të ardhurave të kredimarrësit, INSTAT (buxheti i familjes), udhëzime dhe praktika të mëparshme me këtë objekt.

Vlera e strukturës së apartamenteve është llogaritur në bazë të çmimit mesatar (lekë/m2) për Tiranën dhe sipërfaqes mesatare sipas strukturës së apartamentit. Për përcaktimin e çmimit mesatar të apartamenteve, referencë është marrë vlera mesatare e shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2015. Ndërsa sipërfaqja mesatare e apartamenteve u referohet standardeve të ndërtimit.

Mbështetur në kriteret e kredidhënies, të përcaktuara nga bankat e nivelit të dytë, por gjithashtu edhe në udhëzimin nr.4441/2, datë 19.11.2014 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për individët/familjet që përfitojnë kredi të lehtësuar nga shteti”, kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar te kontrata e shitjes). Nisur nga ky kriter është përllogaritur masa e kredisë që do të përfitojnë kredimarrësit. Procedurat e brendshme të bankave përcaktojnë përqindjen e të ardhurave mujore që zë kësti mujor i kredisë. Kjo përqindje mund të variojë nga 30-50%.

Sa parashikohet të zgjasë programi?

Sipas projekt VKB, programi do të ketë një kohëzgjatje njëvjeçare dhe numri i përgjithshëm i përfituesve, të cilët do të mbështeten financiarisht, nuk do të tejkalojë 1.000 familje. Për efekt të zbatimit të këtij programi me “kohëzgjatje njëvjeçare” do të nënkuptohet harku kohor, gjatë të cilit aplikantët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre për mbështetje, sipas procedurave dhe kritereve të detajuara në vijim. Në të kundërt, angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij programi në varësi të kredive hipotekore të akredituara për secilin përfitues do të ketë një kohëzgjatje 15-20- vjeçare.

Deri kur pranohen aplikimet dhe kur mund të shpallen fituesit?

Bashkia e Tiranës do të organizojë një fushatë informuese 1-mujore, duke pasur si objektiv thirrjen e aplikantëve, që mund të jenë përfitues potencialë të programit. Njoftimi do të përfshijë informacion për tërësinë e procesit të aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe kriteret e pranueshmërisë.

Njoftimi do të botohet nga Bashkia në të paktën 2 gazeta ditore, si dhe në faqet e internetit së Bashkisë. Formulari i Aplikimit për programin e “Subvencionimit të interesave të kredisë për familjet e reja” do të hidhet online, si edhe do të jetë në dispozicion në kopje të printuara në zyrat e pritjes së qytetarëve pranë Bashkisë së Tiranës.

Të gjitha publikimet, njoftimet dhe materialet e tjera do të ofrojnë informacion për aplikantët e interesuar mbi afatet e dorëzimit dhe procesin e përzgjedhjes do të gjenden pranë zyrave të Pritjes me Qytetarët, pranë Bashkisë së Tiranës ose pranë njësive administrative.

Programi fillon efektivisht në datën e publikimit të thirrjes së parë. Gjatë kohëzgjatjes njëvjeçare të programit do të publikohen të paktën tri thirrje. Formulari i aplikimit bashkë me dokumentacionin e kërkuar do të dorëzohen në kopje origjinale personalisht pranë zyrave të Pritjes me Qytetarët, pranë Bashkisë së Tiranës ose nëpërmjet postës, në një zarf të vulosur që drejtohet si më poshtë: “Në vëmendje të: ‘Drejtorisë së Strehimit-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, Bashkia e Tiranës…”.

ma.me

Next Post
Debat për Kosovën, UNESCO-n dhe trashëgiminë kulturore serbe më 23 shkurt

Debat për Kosovën, UNESCO-n dhe trashëgiminë kulturore serbe më 23 shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In