• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Streha mashtruese te “fjala e sovranit”

by A R
07/06/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Dhima

Kur e ashtuquajtura “opozitë e bashkuar” ka djegur gjatë katër muajve të fundit mandatet parlamentare të anëtarëve të zgjedhur të saj, kur ka refuzuar pjesëmarrjen në votimet për organet e pushtetit vendor dhe ka tentuar t’u vërë flakën institucioneve më të larta të shtetit periodikisht nëpërmjet protestave  të dhunshme, kur është përpjekur që me çdo mënyrë të ethshme të pengojë çeljen e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, tashmë përfundimisht po vihet re se me daljen rrugëve të saj nuk është gjetur ndonjë dakordësi as nga shumica qeverisëse në vend dhe as nga faktori ndërkombëtar.

Këtë e tregoi mjaft qartë edhe vizita e fundit e kryetarit të Partisë Demokratike në Berlin, Lulëzim Basha, i cili shpresonte se i ftuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” për një veprimtari atje me liderë të forcave të së djathtës së qendrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, atij do t’i jepej rasti që ta bisedonte hallin që e ka zënë me vetë Kancelaren Merkel. Por, nuk iu hap asnjë derë e institucioneve qëndrore të Gjermanisë. Aq sa të vetmin takim zyrtar që ai zhvilloi me Ambasadorin e Vatikanit, pasi e publikoi në Facebook, shumë shpejt u detyrua edhe atë ta fshinte nga faqet e tij.

Mbetur në një udhëkryq të rrezikshëm për atë vetë dhe të ardhmen e segmenteve politike që ka përfaqësuar deri tani lart e poshtë, e vetmja rrugë që i ka mbetur duket se është thirrja për të vazhduar protestat, si ato që kemi parë gjatë muajve të fundit.. Por tani e tutje, me “fjalën e sovranit”, sepse – sipas nennit 9/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përshtatur nga modelet juridike perëndimore – partitë politike dhe organizatat e tjera që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit, ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara sipas ligjit.

Pra, pas dështimeve të njëpasnjëshme që e kanë nxjerrë zbuluar dhe në firasje e sipër të ashtuquajturën “opozitë e bashkuar”, kjo është vënë në kërkim të një strehe ku mund të fshihet nga sytë e ligjit. Prandaj, Lulëzim Basha që javën e kaluar këtu, por edhe në Berlin gjatë një interviste te Dojçe Vele, nuk ka rreshtur pa artikuluar një klishe tjetër nga ato që recitonte pothuajse çdo ditë, se në protestën e javës do ta shgkulim Edi Ramën nga posti i Kryeministrit, se do të krijohet shumë shpejt një qeveri tranzitore që do të bëjë të mundur ushtrimin e votës së lirë dhe të ndershme etj., etj. Tani është ndryshe. Sipas  Bashës dhe eksponentëve të tjerë të kësaj opozite jokuvendore, më 8 qershor e paska fjalën sovrani, është ky që do të marrë në duar fatin e vet.

Më shumë se sa të tregohen arsyet e vërteta të kësaj gjurulldie të krijuar, çka do të kërkonte publikimin e një sërë artikujsh me marxhina të plota, në këto pak rradhë ndoshta është e mjaftueshme që të qartësohet një nga parimet themelore të organizimit të jetës së vendit dhe pushtetit shtetëror, që lidhet me konceptin e sovranit. Dhe për këtë vijnë në ndihmë dy pikat e para të nenit 2 të Kushtetutës, sipas të cilave: “1. Sovraniteteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”.

Mirëpo që këtej shtrohen disa pyetje, që as Lulëzim Basha dhe as udhëheqësi shpirtëror apo edhe mbështetësit e tij nuk mund t’u japin dot përgjigje për të justifikuar llomotitjet me “fjalën e sovranit”. Më së pari: për djegien e mandateve parlamentare të të zgjedhurve nën siglat e ‘opozitës së bashkuar”, kush u pyet, ‘sovrani’ apo forumet e partive politike? Kë quajnë këta ‘sovran’, partitë e veta apo protestuesit e dhunshëm? Kush do ta organizojë protestën e 8 qershorit, ‘sovrani’ apo e ashtuquajtura ‘opozitë e bashkuar’? Cili do t’u drejtohet organeve të Policisë së Shtetit në kërkim të autorizimit për zhvillimin e protestave të pritshme, ‘sovrani’ apo një nga titullarët e Partisë Demokratike?…

Në vend të përgjigjeve të këtyre pyetjeve të vështira për Lulëzimin, ndoshta mendja e tij është e detyruar të mos harrojë porosinë e dhënë muajin e kaluar nga frymëzuesi dhe drejtuesi faktik i tij, Sali Berisha, sipas të cilit, këtyre u mbeten vetëm dy rrugë: ose të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës (nënkupto: me dhunë), ose të shkojë opozita drejt shuarjes. Me sa duket nga zhvillimi i rrëmbyeshëm i ngjarjeve, brenda dhe jashtë vendit, më e mundshme është rruga e dytë. Kjo është edhe më e shpejtë, po të kihet parasysh konsolidimi i një opozite politike të re apo edhe ndonjë arsye tjetër që nuk është objekt i këtyre rradhëve.

Next Post

Katër “rrugët” e Shijakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In