• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Streha e kafshëve në Tiranë me standarde europiane, Veliaj apel qytetarëve: Mos i braktisni kafshët në rrugë, silleni për adoptim

by S T
05/08/2024 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ke një kafshë shtëpiake dhe nuk di ku ta lësh kur nisesh me pushime, në Tiranë ka një strehë për t’i mbajtur ata të sigurtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi strehën e kafshëve në zonën e Tufinës, e ndërtuar me standardet e Bashkimit Europian, për trajtimin e kafshëve të rrugës ose kafshët e braktisura. Ai u bëri apel qytetarëve që largohen gjatë muajve të verës me pushime dhe nuk kanë ku t’i lënë kafshët e tyre, t’i dërgojnë në strehën e kafshëve, e cila do të kujdeset për to.

“Ajo që ndodh shpesh është se ka njerëz që largohen me pushime dhe i lëshojnë kafshët në rrugë. Dikush që e lëshon kafshën në rrugë, do të thotë se nuk e ka trajtuar si anëtar të familjes dhe nëse ky është një rast ekstrem, është më mirë që ta sjellin këtu për adoptim, të kujdesemi ne gjatë verës, sesa ta lëshojnë në rrugë, ku bëhet jo vetëm pre e infeksioneve, jo vetëm sjell problematika të tjera të ndotjes me kafshë që ushqehen në kazanë plehrash, por rrezikojnë edhe higjienën në temperaturë 40 gradë. Thirrja për të gjithë qytetarët është: Mos i braktisni kafshët shtëpiake. E kuptoj që të gjithë duan të ikin me pushime, por nëse keni thënë që është anëtar i familjes, merrini me vete, mos i braktisni. Nëse e keni absolutisht të pamundur t’i merrni me vete, është më e ndershme ta dorëzoni atë kafshë për adoptim dhe ne të gjejmë një familje që tregon më shumë kujdes, se sa ta braktisim në rrugë dhe t’i kthehemi një cikli, që Tirana e ka harruar prej 10 vitesh”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë ata që po mendojnë të marrin një kafshë shtëpiake të konsiderojnë adoptimin në strehën e kafshëve.

“I ftoj të gjithë ata që po mendojnë të marrin një kafshë shtëpiake, të konsiderojnë adoptimin. Më mirë adoptoni se sa ta blini, sepse besoj fort që kjo kulturë e adoptimit na ndihmon edhe për të ulur këtë problematikë në qytet. Nëse dikush do të shkojë dhe të blejë një kafshë shtëpiake dhe nuk është përgatitur ta trajtojë si një anëtar të familjes, ndoshta është më mirë të mos e bëjë këtë hap, mos t’i harxhojë ato para dhe të mos ta llastojë atë fëmijë për një lodër të gjallë që i del nga qejfi për 2-3 muaj. Nëse nuk jemi përgatitur për një bashkëjetesë me kafshën shtëpiake për gjithë jetën e asaj kafshe, atëherë ndoshta është më mirë të adoptojmë dhe më mirë që t’i sjellim kafshët këtu, sesa t’i braktisim në rrugë”, sqaroi kryebashkiaku.

Streha që ndodhet në zonën e Tufinës ka një kapacitet prej 400 kafshësh, ku ofrohen disa shërbime për trajtimin e tyre. Në këtë strukturë gjendet një sallë e mirëfilltë për operacione të ndryshme. Gjithashtu te streha bëhen vaksinimet dhe trajtimet antiparazitare, si edhe ka edhe një repart karantine për sëmundjet ngjitëse të kafshëve, ku monitorohet gjendja e tyre deri sa ekipi i përkujdesjes sigurohet që kafsha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund t’i bashkohet kafshëve të tjera.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Për Tavon votuan 60% e pjesëmarrësve të këtushëm dhe 51% e atyre të ardhur nga jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In