Deputeti demokrat Gent Strazimiri mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku deklaroi se opozita nuk do lejojë mazhorancën të bëjë prapësi.
“Do ndjekim të gjitha rrugët ligjore për t’ju ndaluar”, u tha Strazimiri deputetëve socialistë.
Piro Lutaj i PS replikoi me fjalët: “Ju kërkoni anarshi që nuk duhet ta lejojmë. Ne do t’i themi gjërat me emrin e vet. Kushdo që shfaqet me pistoletë duhet t’i tregojmë vendin”.
“Me këtë çështje po merren shokët e sigurimit”, iu përgjigj më tej Strazimiri.
Sakaq edhe deputeti Dashamir Peza u shpreh se “nuk më vjen mirë që shoh skena me pistoleta”.
Strazimiri i qëndroi idesë së tij, kur tha se: “Autokritikë nuk kam ndërmend të bëj. Në grupin tënd parlamentar ke pesë veta brenda”.