• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategu i Trump përdori Shqipërinë për fitoren e presidentit pro-rus dhe arrestimin e Timoshenkos në Ukrainë

by Java News
06/04/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, Bullgaria, Polonia dhe Rumania janë vendet që u përdorën nga Paul Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump për të ndihmuar ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç

Dokumentet e publikuara tregojnë se ndihmësi i mëparshëm i Trump miratoi “opsionin e zi” për të ndihmuar presidentin e Ukrainës, në atë kohë. Gjithçka nisi duke autorizuar një operacion të fshehtë të medias, sidomos rrjetet sociale që drejtoheshin nga këto vende (Shqipëria, Bullgaria, Polonia dhe Rumania).

Sulmi nisi me artikuj në Wall Street Journal dhe faqet e internetit të SHBA duke publikuar informacione të rreme fillimisht kundër Hillary Clinton.

Projekti u ndërtua për të rritur reputacionin e udhëheqësit të atëhershëm të Ukrainës, Viktor Janukoviç. Ai ishte pjesë e një përpjekje lobimi multi-milionësh të kryer nga Manafort në emër të qeverisë Janukoviçit.

Pikat kryesore të planit të Paul Manafort

• Propozimi për të rishkruar shënimet e Wikipedia për të “gjetur” një kundërshtar kyç të presidentit të atëhershëm ukrainas.

• Ngritja e një projekti të rremë në Vjenë për të shpërndarë pikëpamjet e mbështetjes së Janukoviç.

• Një fushatë e mediave sociale “që synonte audiencat në Evropë dhe SHBA”.

• Raportimi i gazetarëve nga faqja e djathtë Breitbart për të sulmuar Clinton kur ajo ishte sekretare amerikane e shtetit.

“Strategjia e Ukrainës” e Manafort-it parashikonte përpjekjet e mëvonshme të Kremlinit për të përdorur Twitter dhe Facebook për të diskredituar Clinton dhe për të ndihmuar Trump-in të fitojë zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Materialet e publikuara datojnë nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Dokumentet zbulojnë një operacion tjetër për të ndikuar opinionin ndërkombëtar. Në vitin 2010, Janukoviç mundi rivalen e tij Julia Timoshenko në zgjedhjet presidenciale. Vitin pasues, prokurorët ukrainas arrestuan Timoshenko dhe e nxorën në gjyq. Kjo provokoi kritika të ashpra nga administrata e Obamës dhe BE, që akuzuan Janukoviç për mbylljen e Timoshenkos për arsye politike.

Por Manafort miratoi një strategji tjetër për të diskredituar Timoshenko jashtë vendit. Alan Friedman, një ish gazetar i Wall Street Journal dhe Financial Times, me qendër në Itali, krijoi këtë projekt. Friedman më parë është akuzuar për fshehjen e punës së tij si një lobist i paguar.

Alan Friedman
Alan Friedman

Të përfshirë gjithashtu ishin Rick Gates, zëvendës i atëhershëm i Manafort dhe Konstantin Kilimnik, një tjetër bashkëpunëtor i lartë i Manafort, që FBI beson ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse.

Kështu në korrik të 2011 nisi plani për shkatërrimin e Timoshenko nëpërmjet videove, artikujve dhe mediave sociale./GSH.al/a.m.

Next Post
Debati për LGBTI/ Shehu i përgjigjet Lu: Vetëm elektorati im mund të më gjykojë!

Debati për LGBTI/ Shehu i përgjigjet Lu: Vetëm elektorati im mund të më gjykojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In