• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Strategu” i fushatës apo pronari i opozitës?

by Migen Pero
14/04/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Migen Pero

Dikur, shprehja “Shqipëria i ka parë të gjitha” më dukej mendim grotesk, një argument i shpikur nga ata që duan t’i vënë kapak debateve shterpë dhe pa thelb. Por, me nisjen e fushatës elektorale, ka filluar të më intrigojë një mendim i ri, diçka që “Shqipëria kurrë se ka parë”, fill pas zhurmës mediatike të “sherifit” amerikan në skenën e PD-së.

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha, gaboheni. Ka gjithmonë një herë të parë për çdo gjë. E ky rast i rrallë, duhet veçuar, analizuar, për të kuptuar përmasën e pakuptëmisisë që mbart.

Do e nis me pyetjen e thjeshtë: A keni parë ju ndonjëherë që të dalë kandidati për Kryeministër në miting dhe t’i drejtohet një konsulenti të huaj me: “I nderuar strateg i fushatës, LaCivita…”?!
E pas tij, në rresht për një, të gjithë kandidatët për deputetë me përulësi – sikur ky zotëria nga Amerika do t’jua japë mandatin me firmë personale!

Ore, çfarë është kjo marrëzi?

Një njeri i paguar për të bërë një punë prapa kuintave, ju e nxirrni në skenë si shpëtimtar kombëtar?! Ky vend ka nevojë për opozitë që flet gjuhën e qytetarit dhe për deputetë që u flasin qytetarëve, por, pa dyshimin më të vogël, nuk ka nevojë për tellallë që i recitojnë lavde dhe fjalime mirënjohjeje Lacivitës.

Për vetëm një moment, imagjinoni sikur Trump del në miting, nxjerr LaCvitën të flasë para tij dhe pastaj i drejtohet: “I nderuar strateg…”!!! Dhe Amerika do shkrihej gazit!

Po këtu te ne… ndodh përditë dhe askush nuk qesh më, por në heshtje ndjen vetëm turp!

Të nderuar kandidatë për deputetë, votën nuk jua jep LaCivita – jua jep populli. Dhe populli nuk ha bar. Thirrini arsyes, reflektoni, se do e lani me votë më 11 maj këtë turp të sotëm!

Thoni se e keni “strateg për fitoren”? Po ku është fitorja? E ka sjellë në çantë nga USA?

Një strateg i vërtetë nuk kërkon mikrofon, nuk rri në podium, nuk bën selfie si yll estrade, por punon fort prapa kuintave, pa zhurmë, për qëllimin final. Ky mund të jetë strateg, por më shumë duket si strateg për humbje!

LaCivita nuk është as lider, as deputet, as përgjegjës për asgjë. Është thjesht një i huaj me kontratë dhe faturë në xhep, që në fund të fushatës do t’ia çojë doktorit për pagesë.

Dhe për këtë njeri, ju prisni radhë te hoteli për të bërë selfie, sikur ai do t’ju firmosë mandatin në kafenenë e hotelit ku fle? Fjala turp është pak!

Kulmi i tragjikomedisë?
Keni çuar edhe Ilir Vrenozin të takojë “strategun”. Deri këtu e vetmja skenë që kishte kuptim: strategu amerikan takohet me strategun shqiptar të opozitës! Sepse, të jemi të sinqertë, Vrenozi është më politikan se gjysma e listës suaj!

Ndaj, në keni Zot, mos na turpëroni më si shqiptarë!

Mbajeni për strateg, paguajeni, nxirreni në skenë – bëni ç’të doni. Vetëm mos i drejtohuni më me “i nderuar strateg LaCivita”. Lëreni ta thotë Saliu, pasi nuk ka ç’të humbasë. Kurse ju të tjerëve, do t’ju mbetet turpi në shpinë për jetë!

Se kjo nuk është më fushatë, por cirk. Dhe këtë cirk, e çuat me krenari për eksport në zemër të Lombardisë, në Brescia, me markën “Made in Albania: cirku politik që bën turne në Europë.”

Na vutë faqen në zjarr. Dhe këtë herë, nuk ka zjarrfikës. Sepse “i nderuari strateg” nuk e ka përfshirë në planin e tij “madhështor”!

Next Post
“Bonuse deri në 21 mijë dollarë”. Si po i rekruton Rusia kinezët për luftën në Ukrainë?

"Bonuse deri në 21 mijë dollarë". Si po i rekruton Rusia kinezët për luftën në Ukrainë?

Comments 1

  1. ccc says:
    10 months ago

    Dikush duhet t’i thote ketij mashtruesit e ordinerit nga Amerika se shqiptaret p*dhin e politiken i kapin ne ajer! Pordhet e tij maksimumi do te dehin speciet e kenetes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In