• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

by A R
18/12/2025 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e investimeve për të nxitur sektorin minerar si dhe plotësimi i kushteve të nevojshme para aderimit të vendit në Bashkimin e Europian do të kërkojnë miliona euro në vitet në vazhdim. Qeveria ka analizuar dy opsione për nevojën e investimeve dhe planifikimin buxhetor në një strategji për vitet 2026-2040 dedikuar zhvillimit të këtij sektori duke zgjedhur një variant me koston 181 milionë euro.

Sipas strategjisë metodologjia përcakton dy periudha buxhetore të dallueshme: një fazë e parë e investimeve të shtuara deri në vitin 2030, e cila përkon me objektivin kombëtar të aderimit në Bashkimin Evropian, dhe një fazë e dytë e konsolidimit për periudhën 2031–2040, ku fokusi zhvendoset tek ruajtja dhe zgjerimi i arritjeve.

“Në fazën 2026–2030, politikat e Strategjisë Minerare janë të sinkronizuara me S3, ndaj edhe tavani buxhetor ruhet në linjë me pritshmëritë ambicioze të kësaj strategjie. S3 parashikon një financim total prej rreth 5,912,000,000 lekësh (54,993,500 euro) për periudhën 2025–2030, që korrespondon me rreth 11 milionë euro në vit, një nivel dukshëm më i lartë se buxheti mesatar vjetor historik i sektorit (rreth 5.1 milionë euro/vit).

Kjo kërkon mobilizimin e burimeve shtesë përtej fondeve tradicionale buxhetore, veçanërisht për masat që lidhen me modernizimin teknologjik, dixhitalizimin, kërkim–zbulimin (përfshirë survejet ajrore), standardizimin sipas UNFC dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale. Në fazën e dytë, 2031–2040, buxheti vjetor parashikohet të rritet me një normë fikse prej 3% në vit, me qëllim ruajtjen e fuqisë blerëse reale, garantimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe vijueshmërinë e investimeve në infrastrukturën minerare dhe ekosistemin CRM/SR” thuhet në dokument.

Strategjia argumenton se Opsioni II, në të kundërt, merr si bazë mesataren vjetore të buxhetit të parashikuar nga S3 për periudhën 2025–2030 (1,182,400,000 lekë) dhe aplikon indeksimin 3% mbi këtë nivel për vitet 2031–2040.

“Kjo qasje shmang rrezikun e nënvlerësimit të nevojave financiare, duke reflektuar më besnikërisht kostot reale të modernizimit industrial, kërkimit dhe infrastrukturës teknologjike. Në këtë kuptim, Opsioni II siguron një planifikim më realist dhe të qëndrueshëm afatgjatë, sepse mbështetet në kapacitetin mesatar pesëvjeçar të projektuar nga S3 dhe krijon hapësirë të mjaftueshme për të përballuar angazhimet që burojnë nga CRMA, standardet mjedisore dhe kërkesat e raportimit ndërkombëtar (UNFC–CRIRSCO, ETS/CBAM)” vlerëson strategjia tashmë në konsultim.

Dokumenti ka të paktën pesë politika të zhvilluar brenda saj si :forcimi i vlerësimit dhe nxjerrjes së burimeve, modernizimi, riciklimi dhe diversifikimi i zinxhirit të plotë të vlerës në sektorin minerar, siguria, mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm, forcimi i kapitalit njerëzor dhe teknologjisë dhe së fundmi informacion i integruar dhe transparencë./Monitor.al/

Next Post
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In