• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e Zgjerimit, Bushati: Viti 2018, vendimtar për rrugën drejt BE

by Java News
17/01/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot në hotel “Plaza” takimin rajonal mbi Programet e Bashkëpunimit Territorial, në të cilat aderon Shqipëria, me fokus  mirëkoordinimin e instrumentave financues të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij në këtë takim, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se viti në të cilin kemi hyrë, është vit vendimtar jo vetëm për për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

“Prezantimi i Strategjisë së Zgjerimit muajin e ardhshëm, vendos në fokus politik dhe në një perspektivë konkrete politikën e zgjerimit. Ne presim nga kjo Strategji propozime konkrete për hapat e radhës në ecurinë e procesit të aderimit për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në në një perspektivë afatshkurtër e afatgjatë”, tha ministri duke shprehur bindjen se veçanërisht, vijimi i implementimit të reformës në drejtësi, do të bëjë të mundur që dhe Shqipëria t’i bashkohet dy vendeve fqinje që tashmë kanë hapur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, Mali i Zi dhe Serbia.

Për të rritur ndjeshëm impaktin e programeve ndërkufitare dhe transnacionale në zhvillimin lokal dhe rajonal, ministri Bushati veçoi tre fusha bashkëpunimi: fokus më i madh në impaktin e programeve të financuara nga asistenca e BE-së, orientim dhe koordinim më i mirë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe transparencë e komunikim.

Në fjalën e saj, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin vlerësoi si të rëndësishme programet ndërkufitare dhe transnacionale, pasi sipas saj, ato jo vetëm rrisin cilësinë e jetës në vendet e rajonit, por ndërtojnë besimin mes njerëzve, mundësojnë shkëmbimin e njohurive, vlerave kulturore dhe traditave mes tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i pranishëm në takim, tha se programet ndërkufitare dhe asistenca financiare e BE-së në përgjithësi, janë instrument kryesor i përmbushjes së vokacionit tonë drejt BE-së.

Në aktivitetin e sotëm morën pjesë gjithashtu Suhejl Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, personalitete të ndryshme, vendas dhe të huaj, përfaqësues nga ministritë e linjës, përfaqësues nga bashkitë, agjencitë rajonale, organizatat jofitimprurëse, etj..

a.ç

Next Post
FOTO/ Neymar i ‘përulet’ Ronaldinjos: Çfarë nderi të jem pjesë e historisë tënde!

FOTO/ Neymar i 'përulet' Ronaldinjos: Çfarë nderi të jem pjesë e historisë tënde!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In