• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Strategjia e Prokurorisë/ Paisja me sistem të avancuar dhe decentralizim i përgjimeve

by A R
13/04/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Çështja e përgjimeve mbetet ndër më sensitivet në Shqipëri ndikuar kjo edhe nga rastet e shumta kur politika është përfshirë nga akuza dhe kundërakuza për përgjime të ndërsjella. Ligji i përgjimeve shpesh herë i është nënshtruar ndryshimeve por përherë kanë hasur në rezerva sa i takon mënyrës së përgjimit dhe ruajtjes së privatësisë. Ndërkohë, kapacitetet e autoriteteve shqiptare për përgjimet gjithmonë janë velrësuar si jo të mjaftueshme nga strukturat partnere për të parandaluar krimet.

Prokuroria e Përgjithshme ka parashkuar në Strategjinë Afatmesme 2015-2017 reformim të sistemit të përgjimit si në drejtimin të forcimit të kapaciteteve, po ashtu edhe në drejtim të metodave të përgjimit. Pikërisht kjo çështje mund të hasë në debate, pasi ngrihen një sërë dyshimesh për abuzime. Kjo lidhet me faktin se strategjia parashikon decentralizim të përgjimit. Aktualisht sistemi funksionon me miratimin nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Gjykata i përgjimeve.

Në strategjinë në fjalë të cilën Javanews e disponon, nuk përcaktohen modalitetet se si do të bëhet përgjimi, por prcaktohet një normë e përgjitshme që është decentralizimi, pra përgjimi të mund të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Grupet e Përbashkëta të Hetimit. Ja përcaktimet që jepen në strategji:

Rritje e efektivitetit dhe decentralizimin e përgjimeve të komunikimeve elektronike. Kjo do ta bëjë më efektiv përdorimin e përgjimit si mjet i kërkimit të provës dhe do të kufizojë numrin e personave që marrin akses në këtë informacion. Në funksion të këtij procesi synohet:

  • Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit ambiental dhe përgjimit të komunikimeve elektronike pranë Prokurorisë për Krime të Rënda dhe pranë Njësive të Përbashkëta Hetimore;
  • Blerja e një sistemi të avancuar bashkëkohor të përgjimit të komunikimeve elektronike;
  • Pajisja e strukturave të mësipërme me mjete teknike bashkëkohore.

plani veprimit

Strategjia e prokurorisë i kushton rëndësi të madhe edhe hetimit pasuror. Niveli i ulët i ndëshkueshmërisë së korrupsionit dhe goditjes së fuqive financiare me burim kriminal përbën një prej shqetësimeve kryesore që janë adresuar. Rritja e cilësisë së hetimit pasuror përbën objektiv kryesor. Për të luftuar krimin dhe korrupsionin është thelbësore të privohen kriminelët nga gëzimi i pasurive të fituara e krijuara prej tij dhe, në të njëjtën kohë, të parandalohet futja e pasurisë kriminale në veprimtari të tjera kriminale, në përfshirjen në financat shtetërore nëpërmjet investimeve publike dhe korruptimit të shoqërisë.

Në këtë drejtim sipas strategjisë synohet:

  • Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorive të Rretheve Gjyqësore që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr.10192/2009, i ndryshuar, me Prokurorinë për Krime të Rënda;
  • Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave të tjera ligjzbatuese, Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda;
  • Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj;
  • Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë;
  • Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; 10
  • Caktimi i ekspertëve kontabël në mbështetje të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të Njësisë së Hetimit Pasuror dhe trajnimi i përshtatshëm i tyre për metodat dhe mënyrat e hetimit pasuror.
  • Rritja e hetimeve proaktive, me fokus të veçantë në hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar;/Javanews

 

Next Post

Petro Koçi ironizon Berishën: Kutia e zezë e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In