Rama tha se çmimet e larta në jug të vendit janë një problem që duhet të rregullohet. Sipas tij, në këtë aspekt, problem më i madh është Vlora, ku operatorët turistikë, sipas tij, duhet që të operojnë me çmime normale.
Çmimet duhet të jenë të arsyeshme, është dhe çështje dijeje. Shikoni Durrësin, Shëngjinin e Velipojën, e janë stabël. Vlonjatët janë molla e sherrit. Kjo sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është bërë një grope e tillë, ku do të bien vetë këta, që ngrenë çmimet në atë farë feje. Është e turpshme dhe për të krijuar klimë absurde, që në këto momente kur ne kemi hyrë të Champions Leaguen e turizmit të Mesdheut, të nisin këto belbëzime. Vlonjatëve iu ka dalë dhe syri dhe nami, iu kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë hotelet, urojmë që ta kuptojnë. Duhet të zbresin me këmbë në tokë, nuk ua kërkon dot vlonjatëve që të zbresin me këmbë në tokë, por të paktën të zbresin në kat të dytë. Plazhet publike janë aty, plazhi publik në Sarandë është aty për të gjithë, por dhe njëherë, më mirë syri sesa nami.