• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Strasburgu rrëzon pronarët dhe i jep të drejtë qeverisë: Kompensimi, jo sipas vlerës aktuale të tregut

by A R
08/05/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët shqiptar humbën betejën kryesore për të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës në gjykatën e Strasburgut.

Kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë qeverisë shqiptare, e cila në 2015 bëri disa ndryshime në ligjore, ku më thelbësori ishte se pronarët do të kompensoheshin në bazë të zërit kadastral të pronës të regjistruar para periudhës së komunizmit.

Në një njoftim për shtyp në faqen e gjykatës, evidentohet se kërkesat e pronarëve ishin të papranueshme, ndërsa cilësohet si efikase skema e miratuar nga qeveria. Vendimi është përfundimtar.

Kjo vendimmarrje erdhi edhe si një përgjigje ndaj çështjes Manushaqo Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

Por në vendimin e fundit, gjykata ka vendosur një kusht. Ajo çmon se kjo skemë në disa raste do të rezultojë me nivele shumë të ulëta kompensimi për disa ish- pronarë, në krahasim me legjislacionin e mëparshëm. Për të shmangur këtë barrë për pronarët, këta të fundit do të kompensohen jo më pak se 10% të vlerës së pronës sipas zërit aktual kadastral.

Por çfarë parashikon kjo skemë?

Shumë prona ndër vite e kanë ndryshuar statusin e tyre të tokës. disa kanë qenë tokë arë dhe janë kthyer në truall. Ndryshimi i këtij statusi shoqërohet edhe më rritje të vlerës së pronës. Një ha tokë arë ka një vlerë shumë herë të vogël se ajo truall.

Vitet e fundit shumë prona janë të regjistruar si truall për efekt ndërtimi, çka do të thotë se efekti i kompensimit do të kërkonte miliarda euro për 26 mijë dosje që presin kompensim.

Ndaj qeveria vendosi që të marrë për bazë statusin e pronës sipas zërit të parë kadastral të regjistruar para periudhës së komunizmit, ku sigurisht toka truall ka qenë shumë më e pakët.

Next Post
Një ditë pas masave për koronavirusin, ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Ramës

Kim komenton Samitin e Zagrebit: Ju mbështesim fuqimisht për reformat e nevojshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In