• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Strasburg/ Homazhe për Helmut Kohl, i pranishëm edhe Presidenti Nishani

by Java News
01/07/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian zhvillon sot një homazh të pazakontë për ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl, i cili vdiq më 16 qershor në moshën 87-vjeçare, me një ceremoni të organizuar në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg.

Bashkimi Evropian do të jetë në zi të dyfishtë edhe pas vdekjes së Simone Veil, e para kryetare e Parlamentit Evropian dhe një evropianiste e madhe. Më shumë se 40 delegacione priten në Strasburg. Pjesa më e madhe e drejtuesve evropianë janë të pranishëm në ceremoni, mes tyre edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Britanikja, Theresa May konfirmoi dje pjesëmarrjen e saj. SHBA-ja ka dërguar ish-presidentin Bill Clinton dhe delegacioni rus drejtohet nga kryeministri, Dmitri Medvedev.

Gjithashtu në ceremoni marrin pjesë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyau dhe presidenti ukrainas, Petro Porochenko.

Ceremonia do të zgjasë dy orë, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Më pas trupi i ish-kancelarit do të transportohet menjëherë në Spire, në Gjermani, ku do të varroset. Bashkëshortja e tij ka refuzuar funerale kombëtare.

Ideja për një homazh evropian erdhi nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, 62 vjeç. Luksemburgezi është i vetmi drejtues evropian ende në funksion që e ka takuar rregullisht Helmut Kohl.

Kancelari ishte afeksionuar me kryeministrin e ri, në atë kohë 41 vjeç, të cilin e kishte quajtur “junior”.

Është hera e parë në histori që Bashkimi Evropian organizon një homazh të tillë. Ai nderon një prej tre drejtuesve që kanë marrë titullin “qytetar nderi i Evropës”.

Dy të tjerët janë francezi, Jean Monet, i cili vdiq në vitin 1979 dhe Jacques Delors, 91 vjeç.

Shëndeti i tij jo i mirë nuk e lejon ish-presidentin e Komisionit Evropian të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, simbol i Evropës së bashkuar, u vu menjëherë në dispozicion për ceremoninë.

Një evropian i madh

“Helmut Kohl ishte një evropian i madh. Ai e donte Strasburgun dhe Alzasen”, kujton kryetari i Bashkisë së kryeqytetit alzasian, Roland Ries.

Por, Strasburgu nuk organizon homazh. Qyteti garanton vetëm sigurinë e delegacioneve me rreth 2 000 policë dhe xhandarë të dërguar për këtë rast. .

Trupi do të vendoset në sallonin e nderit, i mbuluar me flamurin evropian. Ai do të vendoset në ambientet e Parlamentit Evropian nga tetë ushtarë gjermane.

Një film me titullin “Helmut Kohl, një evropian i madh” që flet për jetën e ish-kancelarit do të shfaqet menjëherë më pas.

Me kërkesë të bashkëshortes së tij, tre homazhe do të bëhen nga ish-kryeministri spanjoll, Felipe Gonzales, nga Bill Clinton dhe nga Dmitri Medvedev.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe më pas kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbajnë dy fjalimet e fundit.

Homazhi evropian u eklipsua nga mosmarrëveshjet brenda familjes së babit të ribashkimit gjerman.

Bashkëshortja e tij e dytë, Maike Kohl-Richter, kërkonte të ndalonte, Angela Merkel të mbante fjalim gjatë homazhit evropian sepse Helmut Kohli nuk e kishte falur kurrë atë për eliminimin e tij nga partia konservatore në vitin 1999, pasi denoncoi skandalin për kutitë e zeza të CDU-së.

Në fund të ceremonisë në Strasburg, trupi i tij do të mbulohet nga flamuri gjerman dhe do të transportohet me helikopter në Ludwigshafen.

Next Post
OSHEE: Zonat ku nuk do të ketë energji elektrike në kryeqytet

Energjia elektrike në kushtete rritjes së temperaturave, masat e OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In