• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strakosha hyn në histori, Lazio mund Juventus dhe fiton Superkupën

by A R
14/08/2017 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pasur edhe pak Shqipëri në fitoren befasuese të Lazio-s kundër Juventus në Superkupën e Italisë.

Thomas Strakosha është bërë lojtari i parë shqiptar që fiton një trofe në Itali pas Riza Lushtës, që ka fituar Kupën e Italisë me Juventus në 1942-in.

22-vjeçari ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse për bardhekaltrit, të cilët kanë vuajtur kundër Juventus në minutat e para të takimit, por portieri shqiptar ka arritur ta mbajë të paprekur rrejtën e portës së tij falë disa pritjeve të njëpasnjëshme në harkun e pak minutave.

Pas kësaj trullosje fillestare skuadra e Simone Inzaghi ka dalë në lojën e saj dhe e ka merituar fitoren.

“NO BONUCCI, NO PARTY” – Nga Chiellini dhe deri te Buffon, pa harruar Khedira, që para ndeshjes së sotme ka thënë se kjo Juventus është më e fortë se ajo e vitit të kaluar, të gjithë brenda klubit bardhezi duket se kanë nënvlerësuar largimin e Leonardo Bonucci. Kjo duket qartë edhe nga mungesa e përforcimeve në repartin e mbrojtjes. Por Leo ishte më shumë se një mbrojtës, sepse nga këmbët e tij nisnin pjesa më e madhe e aksioneve të skuadrës së Allegri-t, që tani duket qartë se është në vështirësi. Rreziku është që Bonuçi të kthehet në një Pirlo i dytë. Milan (në atë kohë i drejtuar nga Allegri) e la mesfushorin të largohej tek Juventus dhe pjesa tjetër është histori.

IMMOBILE – Në një intervistë të dhënë javën e kaluar kishte thënë se donte ta ndëshkonte Juventus-in me një gol “alla Del Piero”. Ciro Immobile, sulmuesi i Lazio-s, e ka realizuar përgjysmë dëshirën e tij. Në fakt, ka qenë ai që ka ndëshkuar “Zonjën” në minutën e 32-të, me një penallti të fituar nga vetai, dhe në të 54-ën, me një goditje të bukur me kokë.

ZGJIMI I VONUAR – Reagimi i Juventus ka qenë i vonuar dhe ka ardhur pesë minuta para fundit të takimit, kur Dybala ka realizuar me një goditje dënimi perfekte, ndaj së cilës Strakosha nuk mund të bënte asgjë. Pesë minuta më vonë bardhezinjtë kanë barazuar ndeshjen përsëri me Dybala, i cili nuk ka gabuar penalltinë e dyshimtë e fituar nga Alex Sandro. Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë ka ardhur goli i Murgia, i realizuar në minutën e 93-të, që ka çuar në delir tifozët lacialë dhe i ka dhuruar bardhekaltërve një fitore të jashtëzakonshme. Ndoshta, po të kishte qenë Bonucci, ai gol mund të ishte shmangur…

STATISTIKAT 
– Lazio nuk kishte shënuar kundër Juventus në shtatë ndeshjet e fundit (nga maji i 2015-ës).
– Kjo ka qenë Superkupa e Italisë numër nëntë për Gianluigi Buffon, një rekord që portieri bardhezi e ndan me Dejan Stankovic
– Juventus nuk humbte një ndeshje kundër Lazio-s prej 14 takimesh të njëpasnjëshme: 13 fitore dhe 1 barazim
– Kjo ka qenë Superkupa e Italisë numër katër pë Lazio-n, që dy herët e fundit ishte mundur në finale pikërisht ndaj Juventus
– Paulo Dybala ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje të luajtura kundër Lazio-s.

/telesport/b.d

Next Post
Heroinë dhe armë në banesë, dy vëllezërit shqiptarë bien në prangat e policisë greke

Heroinë dhe armë në banesë, dy vëllezërit shqiptarë bien në prangat e policisë greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In