• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stop!

by A R
04/08/2017 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Joleza Koka
Pse nuk u skandalizuat? Pse nuk tha asnjë njeri asnjë fjalë për ta dënuar gjuhën e urrejtjes e diskriminimit në ligjërimin publik? Pse asnjë gazetare nuk u prononcua? Pse asnjë burrë nuk tha asnjë gjysmë fjale? Kam pyetur njerëz të ndryshëm për ndjesinë që ju shkakton kjo video dhe e kanë justifikuar me ‘ofertë-nevojë’, kush ka nevojë për një vend pune duhet të duroj. Më lënë pa fund të inatosur këto arsyetime.
Në emisionin e Stop të datës 4 Korrik, Sajmir Kodra dhe Gent Zenelaj ju drejtohen ‘velinave’ me fjalët : ‘Jeni kafshë dhe kafshët nuk flasin. Kjo është diferenca midis nesh, njerëzve dhe ju..kafshëve’. Vajzave nuk ju dha mundësi përgjigjeje dhe ky emision u transmetua live në television dhe është ende i publikuar në Youtube. Jam e sigurtë që nëse dikush do ti kishte thënë Aleksander Frangajt live në tv që je një kafshë dhe si kafshë që je nuk e ke të drejtën e fjalës do të ishte bër nje skandal i vërtetë. Sepse ai është i pasur.
‘Po gjynah ato janë aty për buken e gojës, ndaj i durojnë’. Cfarë dmth kjo fjali? Vec faktit qe ato janë balerina profesioniste, jemi gjë të marrë peng nga të pasurit? Duhet që cdo natë një shqiptar të lincohet publikisht në televizionin Klan që të mund tiu dali llogaria që ti paguajnë Sajmir Kodrës 12mijë euro në muaj? Duhet që të gjithë shqiptarët të ulin kokën të lehtësuar që nuk iu ka rënë lapsi i Klanit edhe për këtë seri.
 Nxitja e urrejtjes është prezente kudo në media, por në krye të listës për nga eficenca e baltosjes së njerëzve me siguri qëndrojnë emicionet investigative. I konceptuar fillimisht me format satirik emisioni nga ku shumë kopjuan ‘Stricia la notizia’ nisi kalvarin e tij, që më vonë do të etiketohej si ‘Televisione Spazzatura’. Media të blera nga politikan si Berlusconi, ku barazia gjinore apo drejtësia me siguri edhe sot i tingellojnë si barsaleta. Me kalimin e viteve ‘Stricia la notizia’ prezantoi spikeret femra e gjithashtu formati i ngjashëm në Spanjë shkoi edhe më tej duke i eleminuar krejt balerinat dhe duke u fokusuar vetëm tek përmbajtja.
Pra edhe nga vet krijuesit shikojmë gjatë viteve tentativa empancipuese.
Ndërkohë në Shqipëri vec faktit të përzgjedhjes së modeleve më të këqija për tu imituar, pa e kërkuar njeri shkojmë në ekstremet e tyre. Nuk arrij ta kuptoj nevojën e pasjes mbi tavolinë të një vajze në taka dhe minifund duke kërcyr perpara se të fillosh të tregosh se sa të këqija janë infermieret në spitale apo se si është kapur në kamer roja i natës duke thënë ndonjë gjë të padëgjuar. Ndoshta ka ardhur momenti që bordellon ta heqim nga tavolina e bukës dhe ta cojmë një herë e përgjithmonë në dhomën e gjumit. Ja një gjë që mund të kopjonin me sukses ideatorët e “Stop”. Një shtëpi publike. Me legalizimin e prostitucionit nuk do të ishte më nevoja e ushqimit me doza të vogla pornografike cdo pasdite dhe denigrimin e figurës së grave dhe vajzave në përditshmëri.
 Virginia Held, filozofe që ka studiuar në detaj hapësirën dhe gjininë ka bërë një analizë mbi publiken dhe privaten. Ajo thotë: ‘ka dallime në mënyrën si ne e ndajmë atë që është publike nga ajo që është private. Publikja është më e rëndesishme, aty ndodhin vendimet racionale humane, njerëzore, si psh në Polis (qytet) – në Politikë – ku njerëzit idealisht supozohet që përpiqen të zbulojnë cila është e mira e përbashkët dhe jo vetëm interesi i tyre personal, ose Pazari – ku njerëzit angazhohen në sjellje ku  përfshihen zgjedhje racionale për të maksimizuar përfitimet, në Edukim etj.  dhe i vihet një shenjë barazimi me BURRAT. Ndërkohë, privatja asociohet me GRATE, pra punët e Shtëpisë, Marrëdhëniet në përgjithësi, të gjitha gjërat e tjera që duhen për të siguruar ekzistencën e publikes. Në aspektin moral privatja nuk është shumë e vlerësuar, nuk është aq njerëzore sa publikja, aty ndodhin gjërat më primitive, më kafshërore. Publikja ka shumë pushtet tek privatja, pasi vendimet që merren në publiken ndikojnë tek privatja, si rasti i ligjit për abortin.’
Me fjalët e Virginia Held e cila ka lindur më 1929-ën, privatja është baraz me kafshëri në shoqërinë e asaj epoke, ku gruaja shikohej thjesht si mbartëse e fëmijëve dhe vetëm në funksion të kënaqësive të burrit. Me këtë lloj mentaliteti të para 100 viteve, ndoshta në mënyrë naive dhe mediokre burrat e Klanit me të tyren kujtojnë se madje po bëjnë mirë, që po promovojnë vajza të reja, i mbajnë afër, i mbajnë me rrogë, i’u bëjnë dhe batuta. Por duhet që ti shkundim një herë e mirë këta zotërinjë dhe ti thërrasin trurit, se duan apo nuk duan gratë kane dal nga dhoma gjumit.
Gratë janë gazetare, pak po e sigurtë me shumë më shumë integritet se këta, janë balerina profesioniste, janë artiste, janë politikane, janë avokate, janë dhe gjyqtare. Uroj shumë që një avokate e të drejtave të njeriut të marri shkas dhe të mbaj një qendrim profesional mbi këtë ceshtje. E di që është shumë më kollaj që të lexosh vetëm tituj por kjo është jeta jonë. Ndërkohë që flasim vazhdojnë audicionet dhe këta zoterinj kalojnë parada vajzash për të vendosur se cilat do të jenë dy figurantet e radhës. Kjo gjë duhet të ndalojë! Për këtë arsye është depozituar sot tek AMA një ankesë me shkrim e firmosur nga 27 qytetarë, që të merren masa institucionale për të ndaluar:
– Gjuhën e urrejtjes dhe stigmatizimit ndaj vajzave
– Përbuzjen e dinjitetin në vendin e punës
– Poshtërimin publik për shkak të prejardhjes
– Dhënien e mesezheve misogjiniste duke dëmtuar brezin e ri që i shikon
– Bulizëm
– Kanosje
Kur unë drejtoja një organizatë kombëtare me shtrirje në 61 bashki të vendit këta dy njerëz që ju drejtohen shqiptarëve cdo mbremje pas këmbëve të moshatareve të mija më prezantuan si një e papërgatitur, e përdalë dhe e droguar. Ju bëj thirrje që ti bashkoheni ankesës për ti zbritur vajzat nga tavolina e ‘Stop’ dhe duke iu liruar fushëpamjen ndoshta do ju kthjellohet shikimi dhe do ju ulet tensioni i gjakut. Vajzat nuk janë OBJEKTE! Vajzat nuk janë KAFSHE! Të gjithë njerëzit pa përjashtim gra, burra, femijë a të moshuar kanë të drejtën e fjalës, kanë të dejtën që të flasin pa patur kërcënueshëm kameramanin poshtë tavolinës, në vrimë të celësit, në vrimë të banjës.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=MzswIvYxYTs&index=27&list=PLoGBYFjcuU_uv7sdFxszvhdR2Hn8zMg1x

Next Post
Italia prangos 3 shqiptarë për prostitucion, mes tyre një femër (EMRAT)

Italia prangos 3 shqiptarë për prostitucion, mes tyre një femër (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In