• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stoku i dosjeve/ Propozimi i Haxhisë: Avokatët të marrin statusin e gjykatësit të përkohshëm për çështje jo shumë të rëndësishme

by Java News
20/06/2022 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur stoku i dosjeve të pashqyrtuara sa vjen e po rritet në Gjykata, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka sjellë një zgjidhje për këtë problem. Në emisionin’5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv ai ka propozuar që për të eliminuar stokun, të “përdoren” si gjykatës, avokatët. Ai ka deklaruar se këto avokatë të marrin statusin e “gjyqtarit të përkohshëm” dhe të merren me çështje të lehta e që janë në vëzhgim nga shtetit.

Në rast se rezultojnë që të jenë të aftë në këtë punë, atëherë ai mund të marrë statusin e gjyqtarit të përhershëm! Për këtë, thotë se nuk është e nevojshme të ketë dalë nga shkolla e magjistraturës po të ketë kaluar Vettingun, duke thënë  se vendi ndodhet në një “situatë të jashtëzakonshme, për pasojë edhe duhen përdorë mjetet të jashtëzakonshme”.

“Situata me stokun e dosjeve, por si do jepet drejtësia për qytetarët por edhe fati i avokatëve se janë 600 avokatë në rrethe, 1800 janë në Tiranë. Heqja e shumë institucioneve nga rrethet, jeta nuk bëhet vetëm në Tiranë. Ne kemi thënë, ne trupa e avokatëve që mund të jenë për shkallë të parë e të dytë, t’i afrojnë sa të evadohen dosjen, që është modeli i Anglisë.

Deri 40-vjeç punon avokat, në kufirin afro 40 vjeç shteti të ngarkon të bëhet prokuror dhe gjyqtar, dhe kush është më i miri i mbajnë, Se janë pirgu i çështjeve, por edhe cilësia, dhe ne kemi ofruar zgjidhje që ta heqim këtë pirg, s’ka nevojë për vetting, se i jep çështje të thjeshta, që e mban në vëzhgim. Apeli Administrativ ka 5 apo 6 gjyqtar, dhe ai që ka më pak, ka 3700 dosje. Shkolla e magjistraturës?

Në situatë të jashtëzakonshme përdoren mjetet të jashtëzakonshme! Avokatët nëse do jepet statusi i gjykatësit të jetë i përkohshëm, prsh vetëm me evadimin e çështjeve, nëse shkëlqejnë merr këtë të duash, nëse jo janë shumë të nderuar të vijnë prap avokat. Nuk i duan gjyqtar? T’i marrin e t’i bëjnë këshilltar dhe më pas gjyqtari të bëjë seleksionimin dhe të shprehet me vendim”, tha Haxhia.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Haxhia është shprehur skeptik për vendimin e qeverisë, duke shprehur i bindur se do e kalojnë në Kuvend hartën e re gjyqësore të hartuar nga KLGJ. Këtë e thotë me bindje, pasi sipas tij, i druhen akuzave që mund t’u vijnë në rast se nuk e kalojnë si “pengues të Reformës në Drejtësi”.

“Nuk kemi shpresë te qeveria, se ajo e di që është masë ekstreme, dhe që ka një faturë shumë të madhe që do rëndojë në xhepat tanë, qeveria nëse do e miratojë këtë hartë do të tregojë dhe për t’iu shmangur akuzave që po pengojnë reformën në drejtësi dhe është e deklaruar se ca të kërkojë KLGJ, do e miratojnë, nuk do i hyjë fare eficensës apo argumenteve, por do t’i shmanget dhe të mos jetë më akuzave që qeveria nuk përkrah reformën. Qeveria duhet të ulet me ne”, tha Haxhia në Report Tv.

Ai tha se bojkoti i avokatëve javën e parë ka qenë i shkëlqyer, mirëpo thekson se nuk ka vend që të arrihet deri në greve, pasi thekson se propozimet e tyre janë të pranueshme.

“Ka vend të mos bëhet greva, zgjedhjet janë të pranueshme dhe problematikat që ne kemi zgjidhur qëndron. Bojkoti ka qenë model javën e kaluar, me mbarimin e afatit, ne deklaruam të mbyllur bojkotin, por dhomat vendore që kanë pavarësinë e tyre, nisur nga interesat e tyre,  vendosën një bojkot të 2-të”, përfundoi kreu i dhomës së avokatisë.

Harta e re gjyqësore prej ditësh ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatise vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë (14-17 qershor), ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata te shkalles së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë, por për Haxhinë, kjo është të gënjesh veten, pasi nuk mund të merren këto shembuj dhe të impementohen në Shqipëri./m.j

Next Post
Deputeti ukrainas: Oligarku rus Abramovich është ai që shpëtoi mijëra gra dhe fëmijë në Ukrainë

Deputeti ukrainas: Oligarku rus Abramovich është ai që shpëtoi mijëra gra dhe fëmijë në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In