• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stinët ndryshojnë, hëna e Plutonit ‘vesh’ kapuç të kuq

by A R
12/07/2022 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë përse hëna më e madhe e planetit Pluton, Charon, ‘vesh’ një kapuç të kuq.

Studimet e reja tregojnë se ngjyra shfaqet kur drita ultravjollcë dhe era diellore bashkëveprojnë me hidrokarburet dhe ‘gatuajnë’ një ‘supë’ me përbërës organikë.

Përpara fluturimit të raketës së NASA-s në Pluton në vitin 2015, dihej shumë pak për Charon, hënën më të madhe të tij, me një diametër prej 1200 km. Por raketa New Horizons solli imazhe të kapura nga afër ku zbulohej një botë e ngrirë me një kapuç të kuq polar në hemisferën veriore të hënës.

“Zbulimet tona tregojnë se ndryshimet drastike të stinëve në atmosferën e hollë të Charon, si dhe drita që shpërbën akullin e metanit të kondensuar, janë çelësi i kuptimit të origjinës së kapuçit të kuq polar”‘,  deklaroi një prej shkencëtarëve të studimit planetar.

Atmosfera e  Charon është pasive për shekuj ndërsa Plutoni dhe pesë hënat e tij vazhdojnë orbitën e gjatë rreth Diellit. Gjatë kësaj kohe, temperaturat në sipërfaqen e Charon arrijnë në -258 gradë Celsius. Këto kushte nisin të ndryshojnë gjatë ekuinoksit të Plutonit, i cili të fundit e  ka pasur në vitin 1988-1989.

Charon pëson një aktivitet intensiv që zgjat sa 4 vite në Tokë dhe sipërfaqja ngrohet në -243 gradë Celsius. Metani i ngrirë në polin e hemisferës, kalon fazën e sublimimit dhe krijon ekzosferën. Kjo nuk zgjat shumë pasi tashmë gazi i metanit lëviz dhe gjendet në stinën e vjeshtës, ku ngrin sërish.

Bashkëveprimi i dritës ultravjollcë me metanin e ngrirë, shndërron një sasi të tij në etan. Ky i fundit e ruan gjendjen e tij të ngrirë, ndërsa metani kthehet në gaz. Pas këtij procesi, duke qenë se etani nuk ka ngjyrë, nuk është ai shkaku direkt i ngjyrimit, por era diellore që ndërvepron me të dhe katalizon reaksionet kimike që e kthejnë atë në ‘supën organike’.

/a.r

Next Post
Bazë detare në portin e ri të Durrësit/ Deliu: Garanci e madhe! Shërben në mbrojtje të vendeve të NATO-s

Bazë detare në portin e ri të Durrësit/ Deliu: Garanci e madhe! Shërben në mbrojtje të vendeve të NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In