• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Stimulim atentati për azil, dyshimet për shpërthimin në Burrel

by A R
27/03/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Burrelit u trondit mbrëmjen e së dielës nga një shpërthim i fortë tritoli, i ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani”.

Lokali është marrë me qira nga Selim Lika ndërsa pronari është A. Musta. Nisur nga hetimet paraprake, dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit apo të afërmit e tij, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.

29547013_10215421305986915_884536081_n

Nga ana tjetër mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarreje pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit të cilët debatuan me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.

Tre të rinjtë janë thirruer në Komisariatin e Policisë Mat, por ende nuk ka prova e fakte që dëshmojnë se mund të jenë ata autorët e lëndës plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, ku sasia e tritolit është hedhur nga dritarja e lokalit në ambientin e bredshëm. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se, 35-vjeçari Lika ka qenë duke mbyllur qepenat e lokalit në momentin që ndodhi shpërthimi. Sipas deklarimeve të këtij të fundit, ai ka ngritur dyshime se autorë mund të kenë qenë tre të rinj të cilët disa orë më parë kishin debatuar me kamerierin dhe djalin e tij dhe në këtë mënyrë mund të jenë hakmarrë. Për këtë qëllim, policia i ka thirrur rreth mesnatës tre personat e dyshuar, por nuk ka faktuar asgjë në lidhje me fajësinë e tyre.

29680915_10215421305946914_1964546467_o

Zyrtarë të Policisë dyshojnë se, pista kryesore ka të bëjë me simulimin e një tritolvënie nga pronari i lokalit. “Djali i pronarit të lokalit, A. Musta, ka emigruar para një viti në Gjermani. Ai ka kërkuar azil dhe nuk i është miratuar. Duhet të jetë sajuar ky rreng për të siguruar azilin.

Zbardhja e shpërthimeve me tritol nuk është e lehtë”, ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë, i cili shton se po hetohet intensivisht me metoda speciale për zbardhjen e ngjarjes shkruan Panorama.

Prej kohësh, 35-vjeçari Lika, banues në Burrel, ka marrë me qira lokalin, që e ka në pronësi burri i hallës së tij. Policia këmbëngul se tritoli është vënë nga të afërmit e pronarit, për t’i siguruar azilin në Gjermani djalit të A. Mustës.

Nisur nga kjo, janë përgjuar të gjitha bisedat telefonike dhe lëvizjet e personave që mund të kenë lidhje me shpërthimin. Po ashtu janë sekuestruar pamjet filmike të objekteve në afërsi të lokalit. Largimi i një mjeti me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejt Urës së Matit është një tjetër fakt që po hetohet nga Policia e Burrelit për këtë ngjarje./a.m.

Next Post
Diplomatët e huaj: Kosova ka procedura të qarta për serbët

Diplomatët e huaj: Kosova ka procedura të qarta për serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In