• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stilet e lidhjeve dhe zgjidhjeve marrdhënore

by
10/02/2022 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani

Kërkimi i kontakteve, marrëdhënieve, dashurisë, mbështetjes dhe rehatisë tek të tjerët është në natyrën njerëzore, në nevojën për përkatësi, duke u konsideruar një nga forcat më të mëdha motivacionale njerëzore e cila lidhet me riprodhimin e mbijetësën nga pikpamja evolucinare, por jo vetëm. Njerëzit lidhen mes tyre për arsye të ndryshme, lidhje të cilat prodhojnë sa kënaqësi por po aq dhe probleme. Pse ndodh kjo?

A keni vënë re modele të përsëritura në marrdhëniet tuaja dashurore?

E keni pyetur veten pse vazhdoni të përfundoni në të njëjtën situatë, madje edhe me partnerë të ndryshëm?

Bëheni shumë të ngjitur apo xheloz?

Apo, ju duket se jeni gjithmonë më i përfshirë se partneri juaj?

 Ndoshta dëshironi të jeni me dikë, por sapo gjërat bëhen intime emocionalisht, tërhiqeni?

Nëse keni vënë re një model sjelljesh përsëritëse, jo të shëndetshme dhe emocionale sfiduese në jetën tuaj të dashurisë, hulumtoni mënyrën se si lidheni me njerëzit në marrëdhëniet intime, ndoshta problematika të atashimit mund të jenë përgjegjëse.

Sipas psikiatrit dhe psikoanalistit John Bowlby, marrëdhënia e dikujt me prindërit gjatë fëmijërisë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në të ardhmen në marrëdhëniet e tyre sociale, intime dhe madje edhe në marrëdhëniet në punë.

Sjellja e kujdestarëve kryesorë (zakonisht njëri nga prinderit) kontribuon dhe formon mënyrën se si fëmija i percepton marrëdhëniet e ngushta: të sigurta, friksuese, rriskuese e të pasigurta. Fëmija është i varur nga kujdestarët e tij duke kërkuar ngushëllim, qetësim dhe mbështetje prej tyre. Nëse nevojat fizike dhe emocionale të fëmijës plotësohen, ai ose ajo krijon një atashim të sigurt me prindërit dhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse fëmija nuk merr mbështetjen e duhur emocionale, kur ndihet i braktisur, i neglizhuar, kur sheh mospërputhje mes prindërve ka të ngjarë të krijojë një lidhje të pasigurt me prindërit e rrjedhimisht një stil të pasigurtë në të ardhmen me partnerin dhe të tjerët.

Me fjalë të tjera, marrëdhënia juaj e hershme me kujdestarët tuaj përcakton skemën për mënyrën se si do të ndërtoni marrëdhënie si i rritur. Stilet e lidhjes zhvillohen herët në jetë dhe shpesh mbeten të qëndrueshme me kalimin e kohës.

Bazuar në teorinë e Atashimit të Bowlby identifikohen katër stile atashimi të të rriturve:

 Ankthioz, Shmangës I parganizuar, I Sigurt

Secili nga katër stilet e lidhjes ka tiparet dhe karakteristikat e tij tipike. Megjithatë, duke patur parasysh unikalitetin e çdo qënieje njerëzore, një person jo domosdoshmërisht duhet të kategorizohet në njërën prej tyre.

Qëllimi është identifikimi i sjelljeve jo të shëndetshme dhe të kuptohet se ku duhet të ndërhyni në mënyrë që të përmirësoni qasjen tuaj në marrdhniet me të tjerët.

  1. Profili ankthioz: Mendimi për të jetuar pa partnerin apo të qenit vetëm në përgjithësi shkakton nivele të larta ankthi. Njerëzit me këtë lloj lidhjeje zakonisht kanë një imazh negativ për veten, ndërsa kanë një pikëpamje pozitive për të tjerët. I vlerësojnë shumë marrëdhëniet e tyre, por shpesh janë të shqetësuar se i dashuri i tyre nuk është aq i përfshirë në marrëdhënie sa ata. Ekziston një frikë e fortë e braktisjes dhe siguria është një përparësi. Vëmendja, kujdesi dhe reagimi i partnerit duket se janë “ilaçi” për ankthin.
  2. Profili Shmangës e percepton veten si ‘ujk të vetmuar’: të fortë, të pavarur dhe të vetë-mjaftueshëm; jo domosdoshmërisht në aspektin e kontaktit fizik, por më tepër në një nivel emocional. Këta njerëz kanë vetëbesim të lartë dhe një pikëpamje pozitive për veten. Priren të besojnë se nuk duhet të jenë në një marrëdhënie për t’u ndjerë të kompletuar. Ata nuk duan të varen nga të tjerët, të tjerët të varen prej tyre, ose të kërkojnë mbështetje dhe miratim në lidhjet shoqërore. Të rriturit me këtë stil lidhjeje në përgjithësi shmangin afërsinë emocionale. Ata gjithashtu priren të fshehin ose shtypin ndjenjat e tyre kur përballen me një situatë potencialisht të lartë emocionale.
  3. Profili i paorganizuar priret të shfaqë sjellje të paqëndrueshme dhe të paqarta në lidhjet e tyre sociale. Për të rriturit me këtë stil lidhjeje, partneri dhe vetë marrëdhënia janë shpesh burimi i dëshirës dhe i frikës.Njerëzit që shmangin frikën duan intimitet dhe afërsi, por në të njëjtën kohë, përjetojnë probleme duke besuar dhe duke u varur nga të tjerët. Ata nuk i rregullojnë mirë emocionet e tyre dhe shmangin lidhjen e fortë emocionale, për shkak të frikës se mos lëndohen.

Të tre stilet e atashimit më sipër janë stile të pasigurta që karakterizohen nga vështirësi në kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme.

  1. Profili i Sigurt i lidhjes shfaq qetësi, pavarësi dhe lirshmëri në shprehjen hapur të emocioneve.

Të rriturit me një stil të sigurt lidhjeje mund të varen nga partnerët e tyre dhe nga ana tjetër, t’i lënë partnerët e tyre të mbështeten tek ata.Marrëdhëniet bazohen në ndershmëri, tolerancë dhe afërsi emocionale. Lloji i sigurt i lidhjes lulëzon në marrëdhëniet e tyre, por gjithashtu nuk ka frikë të jetë vetëm. Ata nuk varen nga reagimi apo miratimi i partnerëve të tyre dhe priren të kenë një pikëpamje pozitive për veten dhe të tjerët.

Edhe nëse mendojmë se kemi marrëdhënie të qëndrueshme, mund të ketë modele në sjelljen tonë që vazhdojnë të na shqetësojnë ose vazhdojnë të na bëjnë të stresuar/të pakënaqur. Stilet e pasigurta dhe të paqëndrueshme të shprehura fort mund të shkaktojnë ankth, depresion dhe probleme të tjera të shëndetit mendor. Ndarjet e shpeshta, të qënurit shumë të ngjitur, të dëshpëruar për dashurinë e partnerit, ankth edhe në rastet kur partneri e shfaq dashurinë, mosbesim dhe tolerancë e ulët emocionale me partnerin dhe miqtë: në të gjitha këto raste, preferohet dhe rekomandohet  që të trajtohen e diskutohen  në mënyrë aktive dhe nëse është e nevojshme të kërkohet ndihmë psikologjike individuale.

Pavarësisht nëse punoni me një mik të ngushtë, një terapist apo një libër, qëndrueshmëria dhe përpjekja për të ndryshuar veten tuaj janë thelbësore teksa mendoni se mund të keni dhe mbani marrdhënie afatgjata e të sukseshme teksa mësoni të ndiheni të sigurtë, me vetbesim, me kontroll të impulsit e emocioneve, empatik, të dhembsur dhe afektiv.

“Atashimi nuk duhet ngatërruar me dashurinë, Frika dhe varësia lidhen me dashurinë për veten më shumë se për tjetrin. Bëhet fjalë për dashurinë që mund të japësh të tjerëve sepse je i ngopur dhe jo me atë që të tjerët mund të të japin sepse ti ndihesh bosh.“ -Yasmin Mogahed

*Psikologe klinike, 10 shkurt 2022

Next Post
Zgjatja e vettingut/ Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm për shqiptarët drejt integrimit europian!

Zgjatja e vettingut/ Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm për shqiptarët drejt integrimit europian!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com