Jose Mourinho është nën Jürgen Klopp, Pep Guardiola dhe Antonio Conte në listën e trajnerëve më të mirë të botës, ka thënë Steve Nicol (55), ish-futbollisti skocez i Liverpool.
Sipas tij, trajneri i Realit Zinedine Zidane dhe ai i Bayern Munich Carlo Ancelotti po ashtu janë më të mirë se sa eksperti portugez.
“Klopp është para Mourinho, pasi që Jose Mourinho ka shpenzuar më shumë se 200 milionë funta sezonin e kaluar dhe përfundoi i gjashti”, ka thënë Nicol për ESPN, i pyetur të numërojë pesë trajnerët më të mirë botërorë.
“Jürgen Klopp me më pak talente në ekip përfundoi në mesin e katër ekipeve më të mira. Më thoni, pse Mourinho do të ishte në mesin e top pesë trajnerëve më të mirë të botës.
Ai e shndërroi Realin në ekip të mbrojtjes, pastaj shkoi në Chelsea, ku fitoi kampionatin dhe përnjëherë serish u bë më i miri.
Por një sezon më vonë pësoi disfate në Chelsea dhe erdhi si trajner i Manchester United me të cilin dolii gjashti”, ka shtuar Nicol, përgatiti Kp. (b.an)










