• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stërvitja “Vlora Sarex 16”, roja bregdetare patrullon Jonin (Foto)

by A R
28/04/2016 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forca Detare në bashkëpunim me institucionet që kanë interesa në det zhvilluan sot në Gjirin e Vlorës stërvitjen e përbashkët “Vlora SAREX 16”.

Efektivët e Flotiljes Detare Pashaliman, pjesëmarrës në këtë stërvitje, simuluan parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore dhe ndalimin e trafikantëve dhe mjeteve të tyre në zonën e përgjegjësisë, si dhe simuluan një operacion kërkim – shpëtimi për mjete që mund pësojnë avari gjatë lundrimit.

Duke folur në lidhje me stërvitjen “Vlora SAREX 16”, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e konsideroi mjaft të rëndësishme kualifikimin dhe gatishmërinë e detarëve tanë.

“Forca jonë Detare duhet të kualifikohet më tej. Duhet të jetë gjithmonë e gatshme që në çdo situatë rreziku të përgjigjet me efikasitet. Ne e dimë tashmë që situata në rajon mund të sjellë edhe në hapësirën tonë detare, pse jo dhe në territorin tokësor, kalime refugjatësh apo mund të ketë siç ka pasur dhe më parë, zhvillime të tjera që kanë lidhje me veprimtarinë ilegale në hapësirën detare. Kjo kërkon patjetër stërvitje të vazhdueshme dhe natyrisht koordinim me institucionet e tjera që kanë interesa në det sepse Forca jonë Detare nuk është e vetmja forcë apo institucion që ka përgjegjësi për hapësirën detare”, tha ai.

Interesit të mediave për sigurinë e hapësirës detare në përgjithësi dhe Gjirit të Vlorës në veçanti, Koçi tha se ato janë të menaxhuara dhe të kontrolluara. “Kjo është një hapësirë që për Forcën tonë Detare krijon gjithmonë prezencë të vazhdueshme. Ne kemi personel të stërvitur, të kualifikuar, kështu që padyshim që çdo lloj situate do t’i përgjigjemi me nivelin që e kërkon ligji.”

Stërvitjen ndërinstitucionale “Vlora SAREX 16” e ndoqi nga afër shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, i cili e konsideroi shumë të rëndësishme këtë stërvitje për sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.

090-1-690x450060-1-690x450070-1-690x450050-2-690x450

Next Post

Angelina Jolie, 35 kg! Shkak divorci me Brad Pitt? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In