Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të lënë në “arrest në burg” për llogari të hetimit të “Sterilizimit”, kërkojnë sot në Apelin e Posaçëm ndryshim të masës së sigurisë.
Sipas SPAK, Rjepaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
/a.r