• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sterilizimi”/ Balla: Kërkesa e 7 deputetëve për zgjatjen e afateve nuk përmbush asnjë kusht. E keni sabotuar!

by S T
14/11/2024 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate mes opozitës dhe maxhorancës për komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Opozita kërkon shtyrjen e afateve, ndërsa maxhoranca deklaron se nuk ka një kërkesë të bazuar në ligj dhe se vetë opozita e ka sabotuar.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla tha se si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se nuk ka asnjë fjali në ligj për komisionet hetimore që kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor të bëhet me vendim të ndërmjetëm të komisionit.

Balla: Kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht. Që të zgjatet komisioni i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë zgjatjen. I ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën për ta ngritur. Si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ka ndodhur dy herë dhe është zgjatur. Është vendosur me konsensus. Ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Tani bëhet një teatër deri sa të vejë ora. Ju vetë sot e keni sabotuar me dëshirë. Këtu ishim para një jave, pse nuk erdhët. Pse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision? Nuk ka ndodhur. Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër dhe natyrshëm duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë të kishit ardhur te kom i posaçëm dje për të diskutuar dhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm sepse e vërteta është që kjo është rregullorja. Ju mund të hidheni përpjetë deri në 4 kur të mbyllet sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë sa kohë që ne nuk kemi para një vendim të ndërmjetëm. Të kishit ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve. Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta.

Prandaj ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e 7 deputetëve nuk bazohet asgjëkundi. Nuk kemi thënë në nenin 19 që 7 deputetët kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Pak jurisprudencë e keni mësuar.

Bardhi: Meqë iu drejtove znj. Vokshi se nuk ka lidhje dhe s’do të bësh debat për rregulloren, në fakt të bësh debat me ty për ligjin këtu pastaj duhet të shembet godina. Ju sfidoj të gjeni një fjali për komisionet hetimore që kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor të bëhet me vendim të ndërmjetëm të komisionit. Nuk ka asnjë fjali në ligj në raport me këtë. Çdo kërkesë që vjen nga grupi nismëtar për kohëzgjatjen e punës së komisionit apo shtim të kohës merret në shqyrtim nga konferenca e kryetarëve dhe është detyrim i konferencës së kryetarëve ta sjellë për vendim në seancë. Vendimi që keni marrë dje nuk ankimohet askund.

Ti japin mundësi një javë komisionit të përfundojë planin e punës. Ju 40 ditë i penguat. Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta. Është minimumi për bashkëjetesë.

Next Post
Nuk i ndal batutat, Korreshi – Spiropalit: A të keqen, shtyjeni içik afatit për Komisionin e Sterilizimit!

Nuk i ndal batutat, Korreshi - Spiropalit: A të keqen, shtyjeni içik afatit për Komisionin e Sterilizimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In