Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se nuk është optimist pas bisedave me ministrin e Punëve të jashtme të Gjermanisë Frank – Ëalter Steinmeier.
I pyetur çfarë konkretisht Berlini kërkon nga Beogradi lidhur me Kosovën, Nikoliç ka thënë se kërkesa është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit.
Ai ka theksuar se Steinmeier i ka bërë të ditur se Marrëveshja e Brukselit nënkupton edhe formimin e Asociacionit serb të komunave dhe me marrëveshje nuk është parashikuar që konstituimi i tij “të lidhet me legjislacionin e Prishtinës dhe as të jetë në përputhje me atë serb.
“Nuk mund të them nëse zoti Steinmeier ka thënë qartë se kapitujt negociues do të hapen deri në fund të vitit. Ai ka thënë se mendon se do të arrihen kushtet për këtë gjatë vitit. “E pse ne do ta hidhnim poshtë legjislacionin serb e do të veprojmë ekskluzivisht me atë që thonë ligjet e Kosovës? Po edhe ata le t’i ndryshojnë ca ligje nëse tashmë po bisedojmë”, ka thënë Nikoliç për gazetën e Beogradi “V.Novosti”
Në pyetjen nëse ministri gjerman ka vendosur kusht njohjen e Kosovës, Nikoliç ka shtuar se “Steinmeier i ka thënë se nuk ka asnjë kusht lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës e i cili të ndikojë që të mos hapen negociatat”.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









