Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është vërtet i frikësuar për pasojat globale të një presidence të mundshme të kandidatit republikan amerikan, Donald Trump, deklaroi sot zëdhënësja e ministrisë, Sawsan Chebli.
Javën e kaluar, Steinmeier iu referua kandidatit republikan për president si një “tregtar i urryer” dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me “nacionalizmin e shëmtuar” që Trump është duke përhapur në mbarë botën.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur vazhdimisht se do të mbetet neutrale në zgjedhjet amerikane, më 8 nëntor të këtij viti./a.k.