• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Steinmeier- Mijatović: Është e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për çka thonë e shkruajnë

by Aalison Pearse Stevens
03/05/2016 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatović theksuan rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur për zhvillimin e demokracisë.

 “Sot, ne shprehim vlerësimin tonë për gazetarët në të gjithë botën, që përballojnë me trimëri dhunën, përndjekjen dhe kërcënimet për të dokumentuar dhe për të raportuar të vërtetën,” tha Steinmeier. “Media e lirë dhe e pavarur është një gur themeli i pazëvendësueshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike. OSBE-së i takon të luajë një rol vendimtar në vendosjen dhe respektimin e standardeve të përbashkëta për promovimin e këtij parimi.”

 “Dita e sotme është një kujtesë për rëndësinë e medias së lirë dhe për rolin themelor që ajo luan në shoqërinë civile,” tha Mijatović. “Gazetarët në të gjithë botën dhe jo më pak në rajonin e OSBE-së po i kryejnë detyrat e tyre në kushte gjithmonë e më të vështira.”

Mijatović përmendi me shqetësim të madh numrin në rritje të sulmeve ndaj anëtarëve të medias nëpër botë.

 “Është thjesht e papranueshme që gazetarët të kërcënohen për atë çka thonë apo shkruajnë. Qeveritë duhet të bëjnë të pamundurën për të garantuar sigurinë e gazetarëve,” tha Mijatović. “Vala e kërcënimeve online, me në qendër gazetarët, po e rëndon edhe më shumë situatën tashmë të përkeqësuar. Veçanërisht shqetësuese është mënyra se si po veçohen dhe po vihen në shënjestrën e sulmeve gazetaret.”

 Tema gjithëpërfshirëse e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit, mbajtur në Helsinki, Finlandë, është aksesi në informacion dhe liritë themelore, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te ndërlidhja midis lirisë së shtypit, kulturës së transparencës, të drejtës së lirisë së informimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në epokën dixhitale.

 “Aksesi në informacion është një e drejtë themelore bazë e njeriut. Pa të, anëtarët e medias nuk janë në gjendje të kërkojnë dhe të marrin informacion në lidhje me çështje me rëndësi për publikun,” tha Mijatović. “Në kohë krize, kjo e drejtë është vendimtare për të luftuar elementët e egër të propagandës.”

 “Fatkeqësisht, kohët e konflikteve janë edhe kohë propagande dhe imazhesh të shtrembëruara. Kjo është arsyeja pse Gjermania, si Kryesuese e OSBE-së, po i kushton vëmendje të veçantë lirisë së medias dhe mënyrës se si duhet të sigurohet aksesi në informacione të pavarura në kohë krize,” tha Steinmeier.

 Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, lëshoi edhe një deklaratë të përbashkët për “Lirinë e Fjalës dhe Luftën ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm” së bashku me raportuesit e posaçëm për lirinë e fjalës të Kombeve të Bashkuara (UN), David Kaye, Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), Edison Lanza, dhe Komisionit Afrikan për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve, Pansy Tlakula.

m.a

mijatovic_rfomsteinmeier_cio

Next Post

Si e shpëtoi dy herë Presidenti Bujar Nishani, gjyqtarin e akuzuar për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In