• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuti i Foltores dhe PL ka një “kleçkë”, Berisha-Meta kanë parashikuar humbjen në 14 maj. Asnjë përgjegjësi me dorëheqje

by Java News
06/05/2023 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i linjës së Foltores Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të fitojë 50 bashki nga 61 në total, në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, në të kundërt do të mbante përgjegjësi. “Absolutisht do mbaj përgjegjësi”, tha Berisha. Ndërkaq, aleati i tij Ilir Meta, emri i të cilit figuron në fletën e votimit si kreu i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, ka shpallur fitoren 7 muaj para zgjedhjeve. “Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt që do të jemi të gjithë nga sheshi “Skëndërbej” për të festuar rikthimin e demokracisë, ndërkohë duhen bërë fort përpjekjet që kjo gjë të ndodhë më përpara”, ka pohuar Ilir Meta që në nëntor të vitit 2022.

Por nëse u referohemi statuteve të Foltores dhe LSI-së, me emër të ndryshuar në Partinë e Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë parashikuar humbjen në zgjedhjet lokale, pasi në statute nuk parashikohet asnjë përgjegjësi për kryetarin e partisë, në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Pavarësisht një humbje të mundshme në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk i detyron asnjë parashikim statutor për të dhënë dorëheqjen si kryetar partie.

Në statutin e Partia e Lirisë, miratuar në korrik të vitit 2022, nuk parashikohet asnjë përgjegjësi e kryetarit në rast humbje si në zgjedhjet vendore, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare, kjo edhe për shkak se PL-ja është një parti me karakter familjar, ku kryetar herë bëhet Ilir Meta dhe herë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Çifti nuk pretendon për fitore, por të kapë ça të kapë, për t’ju imponuar herë PD-së dhe herë PS-së.

Sali Berisha ndryshoi statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, ku shkarkoi edhe Lulzim Bashën, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Në statutin e ndryshuar, i cili gjithsesi nuk është statut zyrtar i PD-së pasi gjykata nuk e njohu këtë Kuvend dhe vendimet që u miratuan, Berisha është kujdesur që të mos parashikojë dorëheqjen e kryetarit nëse humbjet zgjedhjet lokale.

Por Berisha ka shkruar në statut një rregull të prerë nëse partia humbjet zgjedhjet parlamentare, duke parashikuar jo vetëm dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit, por edhe heqjen e heqjen e të drejtës për të kandiduar. Në zgjedhjet lokale, në rast humbje, kryetari i partisë nuk largohet, por duhet të vetëbesohet në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Shmangia e përgjegjësisë për kryetarin në rast humbje të zgjedhjeve lokale, si në statutin e Foltores, ashtu edhe në statutin e Partisë së Lirisë, krijon perceptimin se Berisha dhe Meta kanë parashikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet lokale./shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dhe bëhen copash 5 makina

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dhe bëhen copash 5 makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In