• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statuja e Skënderbeut në Prizren, flet ideatori: Ruhet aspekti kombëtar, kritikohet nga sharlatanët

by Ardit Rada
02/12/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut e vendosur në Prizren, që shkaktoi një debat të gjerë publik mes skulptorëve dhe politikës, do të vlerësohet nga një ekspertizë ndërkombëtare për vlerat artistike dhe kombëtare që ajo mban.

Ideatori i kësaj vepre Nue Oroshi gjatë një interviste për Report TV, me tone të ashpra hodhi poshtë të gjitha kritikat e bëra kundër saj dhe tha se të gjitha motivet kombëtare janë të ruajtura.

“Para se të fillojë puna ja kam dhënë 4 ide skulptorit që ti bëj. 1 përkrenarja, shqiponja, akt diplomatik që ka në dorë dhe 4 veshjet e princave mbretëror dhe perëndimor. Aspekti kombëtar qëndron plotësisht.

Sa i përket anës artistike mund të diskutohet por jo anës kombëtare siç janë disa vagabondë të medias të cilët thonë që ka pikëpamje otomane, që duan ti ulin vlerën.

Unë kam kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare që do ta vlerësojnë edhe anën artistike dhe ta dimë nëse ka apo jo vlera. Dhe jo disa sharlatanë”, u shpreh Oroshi.

Oroshi thotë se gjithë këto kritika vijnë si pasojë se ne nuk jemi mësuar të pranojmë gjërat e reja, dhe shtoi se shtatorja e tij tregon heroin në gjendje paqeje dhe se nuk e dëmton figurën e tij.

“Këtu e kemi një Gjergj Kastrioti ndryshe nga realizmi socialist. Është fatkeqësi që janë rikthyer të gjithë ithtarët e socializmit kundër sepse po i ik pëllumbi nga dora dhe po paraqitet ndryshe. Gjithë atë luftë dhe ato beteja që i ka zhvilluar Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka zhvilluar në tokë dhe në pozicione të ndryshme.

Ne kemi bërë një Gjergj Kastriot paqësor, jo në luftë por me të gjitha elementet kombëtare, të një princi arbëror. Ne nuk jemi mësuar me diçka të re por jemi mësuar me kopje. Ne duhet të shohim edhe anën njerëzore, politike dhe jo vetëm atë luftarake. Nuk e dëmton figurën e tij sepse ne e dimë që ai nuk ka qëndruar gjithmonë në beteja”, pohoi ideatori Oroshi./a.p

Next Post
Ironia e Veliajt: Nuk do merremi me Joridën që varet te kangjellat e “Samiut”

Rindërtimi, Veliaj: 200 familje që iu dëmtua banesa kanë marrë çelësat në dorë; nis ndërtimi i 12 pallateve të para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In