• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Statistikat/ Shqiptarët shpenzuan jashtë vendit 1.1 miliardë euro për 9 muaj

by Java News
17/12/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar për turistët po sjell më shumë valutë në vend. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, në periudhën janar-shtator, të huajt kanë sjellë në vend 1.47 miliardë euro, niveli më i lartë rekord i regjistruar ndonjëherë. Në raport me një vit më parë, kjo shumë është rritur me 12%.

Vetëm në tremujorin e tretë, që përkon me kulmin e sezonit turistik në vend, turistët dhe të huajt shpenzuan në vend 863 milionë euro, me një zgjerim prej 16% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan Monitor.

Më herët, të dhënat e INSTAT bënë të ditur se indeksi i shitjeve neto në volum për hotelet shënoi rritje 37,0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2017, duke shënuar sektorin me rritje më të lartë në ekonomi në këtë periudhë.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në dhjetëmujorin e 2018 është rreth 5.4 milionë, duke u rritur me 17,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetin e hoteleve. Shtimi i turistëve nga ana tjetër po nxit dhe investimet në këtë sektor. Edhe sezoni turistik është zgjatur, pasi prenotimet fillojnë që nga maji deri në tetor.

Edhe shqiptarët nuk kursehen

Por, ndërsa të huajt po shpenzojnë më shumë tek ne, edhe shqiptarët nuk kursehen aspak kur dalin jashtë vendit. Po të njëjtat të dhëna të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në udhëtimet e tyre, shqiptarët shpenzuan 1.1 miliardë euro, me një rritje prej 14% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shpenzimet kanë kërcyer në tremujorin e tretë të sezonit turistike, me 19.4%, duke arritur në 486 milionë euro. Turqia është një destinacion i preferuar në verë, me charter-at drejt Antalias që çdo vit shënojnë rritje dyshifrore, sipas të dhënave të raportuara nga Tirana International Airport, shkruan Monitor.

Bilanci

Për 9-mujorin, bilanci i udhëtimeve ka qenë pozitiv për Shqipërinë, me të ardhurat neto që kanë mbetur në vend prej 359 milionë euro, me një rritje vjetore prej 6%. Ky bilanc është rritur me shpejtësi, që nga 2013-a kur ai ishte negativ (d.m.th. shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt te ne), duke reflektuar rritjen e shpejtë të turistëve./a.meta

Next Post
Kryeministri Rama publikon foton: Një grusht njerëzish peng mijëra studentë

Senati i UMT: Mbështesim kërkesën për përgjysmimin e tarifave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In