Numri i vizitorëve në kalatë e vendit gjatë vitit 2016 krahasuar me 2015-ën është rritur me 40 %.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT) “Shqipëria në shifra”, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike, muze dhe kala është rritur respektivisht me 10 %, 17 % dhe 40 %. Rritja më e lartë ka qënë në vizitorët e kalave dhe monumenteve të tjerë.
Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike arriti në 230.188 në 2016 nga 209.547 që ishte në vitin 2015. Numri i vizitorëve në muze gjatë 2016-ës llogaritet 154.965 nga 131.808 që ishte në vitin 2015.
Ndërsa numri i vizitorëve në kala e monumente të tjerë llogaritet në 2016-ën ne 164.544 persona nga 119.389 persona që vizituan këto objekte në 2015-ën.