• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Statistikat: Ja ku ndodhin aksidentet

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

90% e aksidenteve në vitin 2015 kanë ndodhur në rrugë të cilësuara me kushte të mira. 66% tyre kanë ndodhur në rrugë të drejta, 16% në kthesa, 7% nëpër kryqëzime dhe 5.8% në kryqëzime.

Nga treguesit zyrtarë të Ministrisë së Transporteve rezulton se gjatë vitit të shkuar kanë ndodhur në total 1992 aksidente, 1834 prej të cilëve në rrugë të mirë ose premtuese, 68 në rrugë me gropa, 36 në rrugë të rrëshqitshme dhe 35 në rrugë me valëzime. 88% e aksidenteve kanë ndodhur në mot të thatë, 10% në mot të lagësht.

Gjatë muajve të verës dhe konkretisht në muajin gusht kemi një rritje respektivisht 23,4 % të aksidenteve rrugore. Nga analizimi i shkaqeve të aksidenteve faktori kryesor rezulton shpejtësia mbi normat e lejuara.

Pas tij renditet besimi i krijuar mbas një periudhe 10 vjeçare në drejtim mjeti dhe mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Shkak tjetër i rëndësishëm është edhe mosha mesatare e mjeteve.

Nga 1992 aksidente rrugore të ndodhura në vitin e shkuar, 270 persona kanë gjetur vdekjen, 402 persona janë lënduar dhe 2020 janë plagosur lehtë. Krahasuar me vlerën mesatare për 2009 – 2015, numri i të vrarëve është ulur me 14,5 %.

Këmbësorët janë grupi i përdoruesve të rrugës që përbën një përqindje të lartë të atyre që janë vrarë dhe janë 34,8 % e totalit të njerëzve të vrarë. Pasagjerët gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të atyre që janë të vrarë dhe përbëjnë 22,9% të personave të vrarë gjatë vitit 2015.

Në vitin 2015, janë vrarë 12 fëmijë, të moshës 0-15 vjeç, që do të thotë një rënie prej 42 % në krahasim me mesataren e gjashtë viteve të fundit.

Nga analiza e aksidenteve me humbje jete, shkaqet kryesore të ndodhjes janë tre: së pari shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjetit. Tejkalimi i shpejtësisë tej normave të caktuara 75,5 % dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Së dyti, mos zbatim i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. (befasi, pakujdesi, kalim rruge pa kujdes, mosrespektim sinjalizimi rrugor etj). Dhe së treti, të metat teknike të mjeteve.

Shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore janë:

  1. shpejtësia mbi normat e lejuara,
  2. tërheqja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit,
  3. besimi i krijuar mbas një periudhe 10 vjeçare në drejtim mjeti (m.q.s drejtuesit e rinj janë më të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe më të vëmendshëm në drejtimin e mjetit), mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët,
  4. me mjete me moshë relativisht të madhe.

Analiza e shkaqeve të aksidenteve

Një përmbledhje e analizës dhe shkaqeve kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore, jepen më poshtë:

Nga kjo analizë rezulton se rastet më të shumta të aksidenteve rrugore fatale gjatë vitit 2015, kanë ndodhur :

Ditën 119, 49.3 %

Në mot të thatë 215, 89.2 %

Rrugë e mirë/premtuese 217, 90.0 %

Në rrugë të drejtë 171. 70.9 %

Në rrugë të asfaltuar 230, 95.4 %

Mjete me moshë mbi 10 vjet 170, 59.2 %

Vjetërsia në drejtimin e mjetit mbi 9 vjet 103, 45.9 %

Shpejtësi mbi normat e lejuara 182, 75.5 %

Për shkelje të rregullave nga këmbësorët 42, 54.5 % (kalim rruge pa kujdes)

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

I larguari nga Chelsea kritikon Conten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In