• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat “gozhdojnë” Sarrin, Juventusi i Allegrit ishte më dominues

by Java News
07/12/2019 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lamtumirës së Massimiliano Allegri, Juventusi i vuri vetes qëllimin për të fituar duke bindur, duke braktisur stilin “katenacio” të viteve të kaluara. Për të patur sukses, Andrea Agnelli u mbështet te Maurizio Sarri, njohës i futbollit të bukur dhe argëtues, çka e kishte treguar te Napoli dhe pjesërisht te Chelsea. Pas 14 javësh kampionat në Serie A, gjurmët sarriane ende nuk janë parë sa pritej. Qartësisht ekziston një rimishërim i stilit të tij, që duket se po injektohet në lojën e bardhezinjve, por këta të fundit nuk janë më dominues si dikur.

“La Repubblica” raporton një shifër elokuente për minutat e kaluara në avantazh deri në këtë pikëtë kampionatit: 369, gati gjysma, krahasuar me 741 të sezonit të kaluar me Allegri në pankinë. Këtë vit, për më tepër, 806 janë minutat, në të cilat rezultati mbeti në ekuilibër ndaj 458 të 12 muajve më parë. Me Sarrin, gjithashtu, Juventusi ka më shumë minuta në disavantazh (85-61 minuta). Nga ana tjetër, përqindja e posedimit të topit u rrit (nga 54.9 në 56.2%), ashtu si numri i goditjeve në çdo ndeshje (nga 16 në 19) dhe koha e skuadrës në fazën sulmuese prej 35 metrash (nga 29 në 32%). Përmirësimet, sidoqoftë, bien ndesh me të dhënat e lartpërmendura, që diçka duan të thonë.

Substanca nuk ndryshon, edhe nëse marrim parasysh numrin e sezoneve të mëparshme: në vitin 2017, bardhezinjtë kishin 707 minuta të kaluara duke fituar ndaj kundërshtarëve, ndërsa në vitin 2014 e gjetën veten duke udhëhequr rezultatin pas vetëm 8 minutave, të përhapura në tri ndeshje. Sarrit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta përmirësojë këtë “listë”, mbase duke e këmbyer kreun me Interin, që mbrëmë humbi mundësinë për të shkuar në +4 pikë, sepse barazoi kundër Romës. Fitorja është e vetmja gjë, që ka rëndësi te Juventusi, por këtë vit, ato duhet të kalojnë, gjithashtu dhe mbi të gjitha, përmes një futbolli të këndshëm. Ashtu siç e imponon filozofia e Sarrit.

g.kosovari

Next Post
Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, Pacolli: Një shkrimtar që mbështeti Millosheviçin nuk e meriton

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, Pacolli: Një shkrimtar që mbështeti Millosheviçin nuk e meriton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In