• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat e COVID-19 në Shqipëri: 315 të prekur më shumë gjatë javës së fundit, rritet numri i testimeve

by Ardit Rada
26/10/2020 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri rastet e reja me Koronavirusi shënuan një tjetër rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i testimeve u rrit lehtë. Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, në 7 ditët e fundit janë konfirmuar 2095 të prekur, 17.6 përqind më shumë se java pararendëse, ose +315 të prekur.

Mesatarja ditore u ngjit në 299 raste, kundrejt 254 rasteve të një jave më parë. Krahasuar me periudhën 6-12 Tetor, numri i të infektuarve është shtuar me 80 përqind. Në total, nga nisja e pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar 19.445 raste me COVID 19.

Edhe testimet ishin në një nivel më të lartë, me 9547 tampona, por vetëm 4 përqind më shumë.Ajo që bie në sy është rritja e mëtejshme e pozitivitetit (raportit mes numrit të të infektuarve rishtaz dhe testimeve), që në 7 ditët e fundit është në kuotat e 21.9 përqindëshit. Pozitiviteti është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në vendet si Italia dhe Franca të cilat janë detyruar t’i rikthehen masava shtrënguese, pozitiviteti luhatet mes 13 dhe 17 përqindëshit.

Gjatë javës së fundit numri i të shëruarve pësoi një rënie, me 538 persona që kanë dalë negativ në dy teste radhazi, kundrejt 582 gjatë javës pararendëse. Në total janë 10.705 të shëruar, ndërsa 8.260 persona të tjerë janë ende aktivë.

Numri i viktimave ndërkohë ishte më i ulët duke zbritur në 26 vdekje me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit “e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i viktima u ngjit në 480 persona që janë ndarë nga jeta.

Mbetet shqetësuese rritja konstatnte e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Aktualisht në të dy spitalet e dedikuara personave me COVID 19, gjenden 280 të shtruar, me 14 në terapi intensive nga të cilët 9 janë të intubuar.

Autoritetet njoftuan sot se për shkak të rritjes së shtrimeve, brenda javës pritet të hapet dhe spitali tjetër COVID 3, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”,i cili do t’u shërbejë pacientëve që janë në fazën e përmirësimit./VOA

/e.rr

Next Post
“Kam qenë me zemër të ngrirë për operacionin”, Rama nga Libani: Nesër kthehemi në Tiranë, presim të marrim dhe fëmijët e tjerë

"Kam qenë me zemër të ngrirë për operacionin", Rama nga Libani: Nesër kthehemi në Tiranë, presim të marrim dhe fëmijët e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In