• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Statistikat, 40 % e shqiptarëve jetojnë jashtë

by A R
05/03/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2017 ishin 1,150,000 njerëz të lindur në Shqipëri, që po jetonin në shtete të tjera.

Të dhënat janë publikuar nga Pew Research Center, i cili ka përditësuar informacionin e vitit 2017, bazuar në statistikat e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri jetonin 2.87 milionë banorë, pra shqiptarët që jetojnë jashtë përbëjnë 40% të atyre që janë brenda, sipas përllogaritjeve të Monitor. Ky raport është ndër më të lartët në botë, sipas vlerësimeve të mëparshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të Pew Research, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në total janë rreth 460 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali.

Në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por që vitet e fundit shumë janë kthyer pas krizës së borxheve që pushtoi shtetin grek.

Në vend të tretë jane Shtetet e Bashkuara, një destinacion mjaft i preferuar, ku shumë shqiptarë në vite kanë ikur përmes lotarisë  (numri i aplikimeve arrin deri në 200 mijë në një vit) apo me forma të tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.

Më pas renditet Maqedonia, ju jetojnë 70 mijë persona, të ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 30 mijë shqiptarë dhe Gjermania me 20 mijë shqiptarë dhe Kanadaja po me 20 mijë.

Vitet e fundit është rigjallëruar cikli i emigracionit, ndërsa numri i atyre që kthehen është reduktuar, duke bërë që migracioni neto të përkeqësohet. Sipas të dhënave të INSTAT, në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.

Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur një rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Në atë vit, që përkon me heqjen e vizave, u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualisht në vite, një valë e re emigracioni u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur.

Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative. Në 2017-n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri  i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen./monitor/a.m.

Next Post
Kuriozitet/Në Skoci zbulohen minerale që datojnë plot 60 milionë vjet

Kuriozitet/Në Skoci zbulohen minerale që datojnë plot 60 milionë vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

January 24, 2026
Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In