• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Starton #YOUARECREDINS3

by A R
22/06/2021 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe Gazetari ekonomike. Edukimi është mundësia më e mire qe i jepet kujtdo nga ne për t’i dhënë brezit të ri një dhuratë të pazëvendësueshme, pasi nëpërmjet edukimit, ne zhvillohemi si shoqëri edhe ecim përpara gjithnjë e më të avancuar. Këtë synojmë te arrijmë ne Credins bank nëpërmjet ketij programi.

Programi #YOUARECREDINS u ofron shumë të rinjve të talentuar mundësinë për të mësuar më shumë informacione mbi industrinë bankare si dhe të avancojnë ne sektorin specifik në të cilin janë te interesuar. Ky program është një ndërthurje shumë e mirë e teorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins Bank dhe nga trajnues të jashtëm të mirënjohur të cilët do kontribuojnë në edukimin dhe aftësitë profesionale që i duhet një punonjësi të ri për të filluar karrierën e tyre në një nga institucionet financiare më të mira në vend. Pas një trajnimi disa mujor, studentëve më të talentuar do t’i ofrohet mundësia e punësimit në Credins Bank, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar Shqiptar.

Credins bank ka në fokus të vazhdueshëm edukimin dhe punësimin e brezit të ardhshëm si dhe t’i mbështesë ata në ëndrrat, karrierën dhe talentet e tyre. Jemi të bindur se duke u dhënë mundësitë e duhura të rinjve sot do të jemi dëshmitarë të një të ardhmeje më të bukur, më inovative edhe më të avancuar. Duam t’a ofrojmë këtë mundësi tek sa më shumë të rinj, ndaj pas suksesit të hapjes së bankës tonë në Kosovë, këtë vit kemi vendosur të gjendemi edhe aty me #YOUARECREDINS1. Në këtë mënyrë zbulojmë akoma dhe më shumë talente dhe të rinj me aftësi të veçanta e plot ambicie që do t’i bashkohen kësaj iniciative të re dhe të bukur në Kosovë.

Do të jetë një investim shume i mirë për këdo që është i/e apasionuar ndaj sektorit bankar, ndaj ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri me datë 10 Korrik 2021 tek faqja zyrtare e Credins bank.

Jemi të bindur se kjo iniciativë do të vazhdojë të ketë impaktin e saj pozitiv jo vetëm tek bankierët e së ardhmes por dhe në shoqërinë shqiptare. Krenarë për punën qe kemi nisur me të rinjtë sepse besojmë ne suksesin dhe potencialin e tyre.

Banka Credins operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun bankar shqiptar. Sot është një nga 2 bankat kryesore në treg përsa i takon totalit të portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave dhe aseteve. E krijuar në Mars 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qënë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse. Më shumë se 360,000 klientë kanë ndërtuar një marrëdhënie të konsoliduar me bankën Credins për shumë shërbime e produkte bankare të cilat mbulojnë 360° nevojat e tyre. Banka Credins numëron 57 degë me shtrirje në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe mbi 950 punonjës.

Prej vitesh, Banka Credins ndjek një politikë aktive të përgjegjësisë sociale, duke mbështetur mjaft nisma në fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, inovacionit, luftës ndaj varfërisë etj., me një kontribut thelbësor në zhvillimin e komunitetit.

Next Post
Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do marrin humbjen më të thellë me vota më 25 prill

"Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve"/ Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Shumë shpejt edhe në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In