• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Starton “Java e Kulturës Italiane”/ Veliaj: Me fat që kemi fqinj si Italia. Sonte në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës

by Java News
31/05/2022 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, në Tiranë, ka nisur “Java e Kulturës Italiane”, gjate se ciles do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturen, ekonominë, artin dhe muzikën.

Ne konferencen per shtyp, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri theksin te fqinjësia e mirë mes dy vendeve.

“Jemi me fat që kemi këta fqinj. Imagjinoni si do ishte Shqipëria sot, nëse nuk do kishim Marco Casamontin e stadiumit, Stefano Boerin me planin urbanistik për Tiranën, ose nëse nuk do kishim miqtë tanë nga Puglia, duke filluar nga bashkëpunimi që kemi per Ujësjellësin deri te ‘Iluminaria’, dritat që do ndezim sot në mesnatë. Duhet të jemi mirënjohës për fqinjësinë që kemi, e cila është më shumë se një fqinjësi sepse ajo qe ne kemi me Italine eshtë një vëllazëri e vërtetë.”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se aktiviteti i parë i “Javës së Kultures Italiane” janë iluminarët e famshem te Puglias, që do të ndizen sot në mesnatë në Bashkinë e Tiranës dhe në zonën e pedonales.

“Kjo është një mundësi vërtet për t’u ndriçuar. E kuptoj që në ambientin ku jetojmë, në një ambient urban shumë i ngjashëm me stresin, dhe trafikun, edhe në Romë dhe Milano, kemi nevojë që të heqim pak toksina, të heqim pak cinizmin, edhe skepticizmin që na karakterizon ndonjëherë, dhe të jemi pak më optimistë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizzio Bucci zbuloi disa nga aktivitetet që do organizohen në kuadër të “Javës së Italisë”.

“Kemi ideuar 54 evente. Kemi menduar pak nga gjithçka. Kemi menduar aktivitete, organizime për të kënaqur të gjithë, duke nisur nga ato më klasiket, të një niveli më të lartë kulturor, siç ishte pjesëmarrja e miqve nga teatri Regio i Parmës me Ballon me Maska. Nesër, në mbrëmje do të jetë edhe premiera e kësaj vepre të rëndësishme, të një niveli shumë të lartë por kemi parashikuar edhe shumë gjëra për të rinjtë, siç është “Pizza -Village”, ku do jenë disa picierë që do të vijnë nga Italia, në sheshin “Italia” (e ku tjetër mund ta organizonim një “Pizza-Village”, me piza për të gjithë banorët e Tiranës. Shijojeni këtë javë, do të ketë shumë organizime, shumë aktivitete, do të jetë një javë shumë e ngjeshur, nga data 1 deri 7 qershor. Është njësoj si të shijosh pak nga Italia, një shije e asaj çka Italia di të shprehë sa i përket nivelit artistik e kulturor”, tha ambasadori Fabrizio Bucci.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se kjo javë do jetë një shije italiane në Tiranë.

“Kemi sjellë shumë nga shija italiane, nga shija e së bukurës, nga shija e ushqimit. Nuk mund të mungonte Pizza Village, e po ashtu siç po sjellim eksperiencën e dritave, siç po sjellim teatrin, ashtu siç po sjellim “E bukura e dizajnit”, ku do flasim për arkitektët. Falënderoj shumë ambasadorin dhe gjithë stafin e ambasadës dhe të ministrisë dhe të Bashkisë së Tiranës që kanë punuar për të gjithë detajet, për të organizuar këtë javë”, përfundoi Margariti./m.j

Next Post
Emri/ Policia identifikon viktimën në Shkodër, 37 vjeçarja nga Tropoja ishte larguar nga shtëpia prej 23 ditësh, motra denoncoi zhdukjen

Emri/ Policia identifikon viktimën në Shkodër, 37 vjeçarja nga Tropoja ishte larguar nga shtëpia prej 23 ditësh, motra denoncoi zhdukjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In