• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Stano: Kosova e Serbia të përgatiten për dialog

by Ardit Rada
12/11/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në Kosovë po bëhet thirrje për pezullim të dialogut me Serbinë, është Bashkimi Evropian që po i thërret palët të bëhen gati për diskutim. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se duhet zgjidhje e shpejtë, për të mos ndodhë konflikti në të ardhmen. Bashkimi Evropian i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përgatiten për dialog. Zëdhënësi Bashkimit Evropian për politika të Jashtme Peter Stano, tha se kjo mund të ndodhë, kurdo që lejojnë kushtet.

“Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, përsëri po vazhdon dhe përparon me punën e përditshme në nivelin e ekspertëve përpara nga përfaqësuesi special i BE-së dhe ekipi i tij. Takimet e ardhshme të dialogut do të mbahen në Bruksel sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Në ndërkohë do të ishte mirë nëse Prishtina dhe Beogradi përgatiten për diskutimet, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetin politik për kompromis”, deklaroi Peter Stano.

Në vendin tonë, pas zhvillimeve, është kërkuar që dialogu të pezullohet. Megjithatë, Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se kjo nuk duhet të ndodhë. Ndryshe mendon profesori universitar, Seb Bytyçi, që thotë se Kosova duhet të pres deri sa Joe Biden zyrtarisht të bëhet president i SHBA-së. “Duhet të ketë një pauzë në dialog derisa të instalohet qeveria e re në SHBA. Pastaj duhet të vazhdohet dialogu ku përfaqësuesi i SHBA duhet të ketë një rol të rëndësishëm në proces”, deklaroi Seb Bytyçi.

Marrëveshje sa më parë ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por duke përmendur Nagorno – Karabakun, si shembull i një konflikti të ngrirë e që më pas eskaloi në luftë.
“Konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë. Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën”, deklaroi Aleksandër Vuqiç. Këto deklarata të presidentit serb, Bytyçi i ka cilësuar si të rrezikshme. “Deklarata e Vuçiçit është kërcënim i hapur dhe ajo trego për mentalitetin e qeverisë në Serbi”, deklaroi më tej Seb Bytyçi.

Next Post
Banorët e Krushës në kërkim të drejtësisë, i bëjnë apel Lulzim Bashës: Dorëzo filmimet e masakrës

Banorët e Krushës në kërkim të drejtësisë, i bëjnë apel Lulzim Bashës: Dorëzo filmimet e masakrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In