• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Stani me lepuj” i kthyer në gërrmadhë

by Artur Ajazi
01/06/2020 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politika ka qenë, është dhe do të mbetet, fusha e vetme ku mund të luash vetëm kur ke talentin, nuhatjen, dhe aftësinë profesionale të bësh kompromis. Veç shumë veçorive, të tjera, në politikë nuk mund të hysh nga dritarja, dhe as nga tavani, por nga dera dhe me këmbë në tokë. Në Shqipëri, politika ka qenë dhe mbetet akoma nën ndikimin e njersve të rastësishëm, dhe duke ecur në “gjurmët” e tyre. Profesor Kristo Frashëri kujtonte se “Enver Hoxha u ndodh rastësisht në mbledhjen e fromimit të Partisë Komuniste”, por ja që rastësia ishte “mbreti botës” për njeriun që drejtoi për afro 45 vjet vendin, edhe pse nën diktaturë. Ne nuk mund të themi akoma se kemi një “trashëgimi të pasur në politikë”,pasi ajo mbetet akoma fusha ku luhet keq, tinëzisht, dhe abuzohet, madje është dera e madhe, nga ku futen si “lepuj” ata që nuk kanë asnjë lidhje apo aftësi politike. Duke mos u ndalur gjatë në rrugëtimin e “shkollës së politikës” për 45 vjet, mjafton të ndalosh në gurgulenë që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Shqipëria pësoi ndryshimin e sistemit politik, edhe pse shqiptarët u mërzitën nga “diktatura”, por sepse ne ishim dominoja e fundit në Europë, dhe nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi. Rastësisht (dhe ndoshta jo dhe aq) njerës të kompleksuar dhe me të kaluar teje të ndërlikuar, u gjendën në krye të partive politike, duke marrë rolin e drejtuesit të tyre, pa patur asnjë trashëgimi dhe aftësi profesionale. Rradhët e partive, u mbushëm me shoferë, xhenerikë, karpentierë, që shumë shpejt spostuan studentët e Dhjetorit 1990, i hynë “shkollave të larta” dhe u bënë politikanë. Ata drejtuan dhe akoma drejtojnë tryezat politike të partiçkave të tyre, ata ndikojnë në fushata zgjedhore, në ndryshime ligjore, duka harruar për një çast të kaluarën e tyre. “Çdo gjë mund të blesh, veç të kaluarës tënde”. Kjo vlen, për kastën dhe “shkollën politike” të atyre që e nisën dhe kthyen politikën në mjet fitimi, dhe që sot kanë mbi 90 per qind të “aksioneve” duke mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve. Ajo ç’ka nisi qysh në 1992, vazhdon të jetë edhe sot jetike për mbijetesën e shumicës së “politikanëve” lepuj, që mbushin selitë e partive, dhe mashtrojnë ditën me diell shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ata janë mësuar ti binden çdo ambasadori, por kurrë vullnetit të vehtes tyre, ata janë mësuar ti binden gjithmonë interesit të pushtetit, premtimit për paprekshmëri të pasurive, por jo interesit të shqiptarëve. Ata janë dhe bëhen qesharakë apo “trimoshë”, gjithmonë kur ambasadorët u japin “ultimatume” dhe afate kohore, dhe lepuj kur e kërkon “interesi” që u përcakton fatin e mëtejshëm në politikë. Politika e vjetër në Shqipëri, është kasta e turpit, dhe trashëgimia më e urryer që po u lëmë brezave. Ata akoma po mbajnë peng jo Reformën Zgjedhore, jo integrimin, por të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve, për interesin e tyre personal, familjar dhe farefisnor. Kasta e vjetëruar e një politike injorante, vrastare dhe antishqiptare, është në përpëlitjet e fundit, për të mbjellë kaosin, dhe shuar shpresat e një populli për integrimin në BE. Ata janë lepujt e një stani të kthyer në gërrmadhë, në përpjekjet e fundit për të shembur gjithçka është arritur. Insistimi i faktorit ndërkombëtar për të përmbyllur zgjedhoren në afatin e paracaktuar, duket si shansi i fundit, që u jepet atyre që shqiptarët me votë do tu “shembin” gërrmadhën e fundit të një politike destruktive, që po mbahet me pahir në këmbë…

 

Next Post
Dështimi i tryezës për “Zgjedhoren”, treshja e ambasadorëve shkon në zyrën e Bashës

Dështimi i tryezës për "Zgjedhoren", treshja e ambasadorëve shkon në zyrën e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In