• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Standarti i dyfishtë i sheikëve arabë… jeta mes “kuranit”, drogës, femrave dhe makinave

by A R
04/01/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë të pasur dhe të kërkuar, jashtë vendeve të tyre braktisin mësimet e islamit vahabist për festime të shfrenuara me alkool dhe drogë, nga ana tjetër në vendet e tyre ekzekutohesh për sjellje imorale.

Makina luksi, festa të shfrenuara me bazë alkooli dhe drogë, me femra rreth tyre që vetëm të mbuluara që sipas ligjit të Sheriatit nuk janë. Ky është standardi i dyfishtë i princave të naftës të vendeve të Gjirit, që nga një anë hiqen si mbrojtës të versionit më integralist të islamit vahabist dhe nga ana tjetër janë prototipa të luksit ekstrem duke u bërë lajm për qëndrimet e tyre në hotele të shtrenjta si Dorchester-i i Londrës apo Claridges, ku nga makinat e miliardëve zbresin shërbëtore të bardha dhe të hijshme.

Pastaj sa herë, si për shembull i riu saudit Majed Abulaziz al Saud u akuzuar për ngacmim seksual nga policia e Beverly Hills, kronika pasurohet me detaje.

Siç ishte vdekja (para disa javësh) nga infarkti i 33-vjeçarit Rashid, djali i madh i sundimtarit të Dubait, Sheikh Mohammed, që hapi një dritare mbi stilin e jetës të një playboy që e kalonte jetën sa në gara me kuaj, sa me drogë dhe gra që ndryshe nga “kolegët” e tyre perëndimorë këto praktika kur janë në vendet e tyre i dënojnë me ligjin e Sheriatit (që parashikon dënim me vdekje për homoseksualitetin, tradhtinë bashkëshortore dhe për çdo lloj sjellje të cilësuar imorale).

Edhe këtë verë e njëjta histori, tregojnë Daily Beast ata që i presin në Plaza Athénée, në pronësi të sulltanit të Bruneit, prenotojnë hotele, suita, restorante ose salla çaji si në Claridges ku çdo qershor nuk gjen dot një tavolinë që të mos jetë e zënë nga arabët e Gjirit.

Për t’iu larguar të nxehtit të shkretëtirës, trashëgimtarët e familjeve miliardere mes 21 dhe 26 vjeç, transferohen në Britaninë e Madhe, në jug të Francë ose në Shtetet e Bashkuara me një tufë shërbëtorësh dhe një park makinash pas vetes e me Qatar Airways që u dedikon fluturime të shumta vetëm për transportimin të makinave të tyre të luksit.

“Duan çdo gjë që kërkojnë dhe e duan menjëherë, duan që t’i shohësh, por që mos t’i pyesësh për asgjë”, thonë ata që punojnë. “Japin përgjigje të shkurtra, një fjalë, aspak emra, shikime mendjemadhësie si të atyre që mendojnë se mund të kenë çdo gjë dhe se Zoti është në krahun e tyre”.

Sheiku Rashid ishte një nga këta playboy, i fuqishëm pasi ishte trashëgimtar i një pasurie që ishte vlerësua nga Forbes në 1.9 miliardë dollarë (edhe pse i ati, për shkak të një përfshirjeje në një vrasje ia kushte mohuar fuqitë duke ia kaluar vëllait Hamdeen).

Edhe princeshat nuk mbeten pas, si Maha bint Mohammed bin Ahmad al-Sudairi, kunata e mbretit të fundit Abdullah, që u bë e njohur pasi mbajti për pesë muaj 41 dhoma të Shangri-La Hotel në Paris për më shumë se shtatë milionë dollarë.

Playboy-t e Gjirit paguajnë shumë dhe udhëtojnë shumë për të plotësuar kënaqësitë e tyre, për të cilat mund të kryqëzohen në shtëpi. Mes viteve 2007 dhe 2008 periferia e Damaskut ishte plot më klube nate ku princat sauditë shkonin të “zgjidhnin” minorenet irakene që nënat e tyre “i shisnin” për të mbajtur me bukë familjet e tyre të stërmëdha.

Sot ndodh e njëjta në periferitë e Bejrutit, ku janë ndryshuar vajzat, bëhet fjalë sidomos për sirianet, por nuk kanë ndryshuar blerësit.

Jeta e tyre e shfrenuar duket se nuk ua turbullon gjumin, edhe pse nga tjetër mbrojnë moralin ekstrem në botën myslimane.

Morali i tyre ekstrem nuk duket se ua turbullon gjumin atyre që mbrojnë në botën myslimane.

Në fund të fundit edhe në strofullën e Osama bin Laden u gjet një numër i madh materialesh pornografike. /La Stampa/Tirana Observer/

Next Post

Lepa Brena, si ka ndryshuar këngëtarja e famshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

‘Kazerma’, një befasi filmike

December 5, 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

December 5, 2025
“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, argumenti i Veliajt në GJK

Shtyrja e seancës për Veliajn në GJKKO/ Avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

December 5, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

Në Google, Salianji më i kërkuar se Berisha! Eksperti: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

December 5, 2025
Nuk është pavarësia, por paanshmëria problemi i gjykatës sot

Intimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë!

December 5, 2025
Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi

Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi

December 5, 2025
VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

December 5, 2025
Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

December 5, 2025
VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

December 5, 2025
Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In