Nëse Italia bën manovra të rrezikshme sa i përket ekonomisë, ajo mund të përballet me një krizë si ajo që i ndodhi Greqisë në vitin 2015.
Ky është paralajmërimi i agjencisë “S&P” në një raport vlerësues mbi vendet e BE-së.
Sipas S&P, për momentin, Italia nuk rrezikohet nga ndonjë skenar i krizës së borxhit publik.
Megjithatë, në një skenar alternativ në të cilin politikëbërësit do të bënin zgjedhje joortodokse – siç është futja e një monedhe paralele ose masave të buxhetit pa mbulim financiar, për të anashkaluar kufizimet fiskale të krijuara nga traktatet e BE-së – qëndrimi i Italisë në Eurozonë mund të vihej në pikëpyetje.
Në raste të tilla hipotetike, vendi do të përballej sërish me krizën e besimit, siç i ndodhi Greqisë në qershor të vitit 2015.