• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardi ndaj “Kurum”-it dhe ndaj Sotës

by Mero Baze
20/11/2017 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj biznesmenit Sota, u bënë publike dy detaje që tregojnë se Prokuroria po vepron me dy standarde ndaj biznesmenit Sota dhe ndaj partnerëve të tij, pronarëve të kompanisë “Kurum”.

Njëra dëshmi që del nga përgjimet, ka të bëjë me faktin se patentat e familjes Tahiri, ishin lënë aty nga shoferi i tij, që ka lidhje me shoferin e biznesmenit Sota. Kjo del nga përgjimet e autorizura ligjërisht dhe jo nga ndonjë deklaratë politike. Gjykata është në të drejtën e saj të vlerësojë rëndësinë e kësaj prove.

Prova e dytë janë sms-të e Lefter Sotës, babait të djalit që është në burg. Ato provojnë negociatat me pronarin e “Kurum”-it, dakordësinë për të dërguar djalin me para, si dhe momentin kur është arrestuar djali nga policia.

Nuk dua të përfshihem në debatin mbi fajësinë e djalit të Sotës, dhe po i marr të mirëqëna fajet e tij për transport ilegal parash dhe pagesa jashtë sistemit bankar për kompaninë “Kurum”. Por provat e bëra publike, janë të mjaftueshme që në këtë dosje të përfshihen drejtuesit e kompanisë “Kurum”.

Përtej këtij rasti, dhjetra biznesmenë të tjerë që kanë marrëdhënie me këtë kompani, e pohojnë faktin se qyshkurse ata janë vënë nën sekuestro për shkak të borxheve dhe janë në proces likujdimi, ata vazhdojnë punojnë në të zezë përmes pagesave nën dorë. Kjo biles është aq e rëndë, sa në këtë dosje duhen përfshirë dhe institucione financiare të Shqipërisë, që nga Drejtoria e Tatimeve Elbasan, e deri në qendër.

Por minimalisht, për të respektuar provat e bëra publike, drejtuesit e “Kurum”-it duhet të përfshihen nën hetim.

Këmbëngulja  e prokurorëve për t’i mbajtur ata jashtë dhe qëndrimi i tyre partizan në këtë çështje, duke shtuar fajësinë se ka gjetur dy monedha fallco 50 euroshe (a thua se në 853 mijë euro, ky Sota ishte keq për 100 euro), si dhe deklaratat verbale të tyre, të fokusuara tek Tahiri, e dëmtojnë në thelb hetimin.

Askush nuk duhet të bëjë presion mbi procesin, por injorimi nga Prokuroria i fakteve që zbardhin të vërtetën, është dhunë e prokurorëve mbi hetimin dhe konfirmim i qëndrimit politik të tyre në këtë proces. Fakti që administratori ligjor i “Kurum”-it mohon transaksionin, por një prej pronarëve të tij është i provuar që ka negociuar për këtë pagesë nën dorë, është fakt i mjaftueshëm që ata të merren nën hetim dhe t’i bashkohen kësaj dosje hetimore.

Kjo nuk ka lidhje me ndëshkimin e biznesmenit Sota. Ai mund të ndëshkohet pse i ka dhënë makinës pa patentë, apo që nuk i ka ndaluar policit, mund të dënohet pse paguan “Kurum”-in nën dorë, por nuk mund të përdoret si personazh i një filmi të prodhuar paraprakisht, për ta ilustruar atë si personazh. Fakti që Prokuroria injoron fajet e tij të dukshme, siç është mosndalimi i policisë apo ngarja e makinës pa patentë, dhe fokusohet tek dyshimi “se këto mund të jenë paratë e Saimir Tahirit”, tregon se ata janë më shumë të interesuar për skenarin që kanë në kokë, se sa për realitetin. Dhe kjo mund ta dëmtojë hetimin e çështjes më shumë se sa e kanë dëmtuar vetë prokurorët në fillimin e saj, me partizanllëkun e tyre, në traditën më të keqe të Prokurorisë sonë, që kur heton çështje politike, më shumë ka dëshirë të bëjë politikë, se drejtësi.

Next Post
Arsyet e dështimit të Bashës sipas Bodes…

Bode: Nuk i besoj protagonizmit të LSI në opozitë (dhe përgjigja për komplimentin e Ramës)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku

February 5, 2026
Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë kombëtare

February 5, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

February 5, 2026
Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin

February 5, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Protestat i nxisin shqiptarët”, Vuçiç: Mandatin e përfundoj në vitin 2027

February 5, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi kritika të forta PD-së: Për shkak të emergjencave të shefave të partisë, mbeti në opozitë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In