• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Standardi i SPAK për pastrimin e Gazmend Bardhit, duhet respektuar për të gjithë

by Mero Baze
09/10/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

SPAK ka ndërhyrë sot në debatin publik rreth spekulimeve me bisedat në SKY/ECC, që I referohen dy emrave të njohur të krimit të organizuar duke përfolur një politikan, duke I konsideruar ato të sajuara.

Ky është një zhvillim shumë pozitiv, pasi frenon spekulimet në debatin politik, duke ju referuar një historie ende të pazbardhur nga drejtësia.
Prokuroria e posaçme ka sqaruar sot se “ mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.”

Edhe pse nuk e përmendi emrin e Gazmend Bardhit, ishte qartazi një adresim për të “pastruar” figurën e tij në këtë rast.

E vërteta është se edhe nëse ajo biseda ekziston Gamzend Bardhi nuk është automatikisht përgjegjës për çfarë thonë dy banditë për të. Por meqë ai u shqetësua SPAK e qetësoi.

Por nga ana tjetër vet Gazmend Bardhi dy javë a pak më shumë, ka lexuar në parlament, transkriptim të një bisede që pretendon se I ka rrjedhur nga dosja Prokurorisë së Posaçme, e cila është zotëruese e këtyre bisedave ofruar nga kolegët perëndimorë. Konkretisht ai ka cituar Kodin Pin të dy telefonave dhe ka cituar bisedën mes dy personave të dyshuar si kriminelë që flasin se kush do emërohet drejtor në Shkodër.

Bisedat e cituara nga Gazmend Bardhi janë në gjithë portalet ende të pa fshira dhe të pasqaruara nga SPAK.

Nuk dimë nëse ka ndodhur ajo biseda, por ngjarja që citon Gazmend Bardhi është e spostuar në disa vite vonesë, pra ai I referohet vitit 2020 në bisedë dhe flet për një drejtor për vitin 2024. Kjo është qartazi spekulim politik, por nuk dima se sa është dhe spekulim me faktet e SKY/ECC

Sidoqoftë më mirë se ne, tani këtë punë e di SPAK. Ashtu siç bëri mirë që e pastroi Gazmend Bardhin nga përfolja e dy banditëve, dhe na garantoi që ajo bisedë nuk ka ndodhur, duhet të sqaroj dhe nëse kjo bisedë që citon Gazmend Bardhi, ka ndodhur apo jo.

Nëse ka ndodhur, atëherë duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për ndonjë drejtor konkret .
Ky tani është një standard që e vendosi vet SPAKU dhe nëse tregohet selektiv, atëherë bëhet pjesë e baltosjes së njerëzve në opinion publik.

Nga ana tjetër ajo që më tërhoqi vëmendjen nga deklarata e SPAK se, “po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve”.

Kjo hap dhe një debat të dytë.

Nëse SPAK po heton kush ka nxjerrë këto mesazhe që janë të pavërteta, duhet të hetoj dhe se si kanë mbërritur mesazhet e SKY tek Gazmend Bardhi meqë ai I lexoi në Kuvend.

Nuk di nëse përbën vepër penale a jo, por në rastin e sulmit ndaj Gazmend Bardhi, SPAKU është duke kërkuar gjurmët e ujkut, kurse në rastin e spekulimeve të Gazmend Bardhit në Kuvend me mesazhet e SKY/ECC, SPAKU e ka përpara Ujkun.

Tani ashtu si me të drejt ka vendosur të lodhet të gjej kush I shpërndau I pari këto mesazhet për Gazmend Bardhin, ashtu duhet të thërras dhe Gazmend Bardhin t’iu shpjegoj se kush ja ka dhënë atij dosjen që e ka ekskluzivisht SPAK.

Dhe kjo është brenda standardeve që vet SPAK po vendos në opinion publik për këtë çështje dhe që mendoj se është një standard I mirë. Por ai bëhet I qëndrueshëm kur respektohet për gjithë palët, jo kur dikujt nxiton ti heqësh baltën nga supet, e tjetrin ta lësh ti hedhin kova me baltë. Se kështu do marrin më qafë dhe Gazmend Bardhin brenda partisë, se me gjithë këtë përkujdesje do tu duket i infiltruar i SPAK.

Next Post
“Ju e dini mirë se çfarë është gjenocidi”, Erdogan i kërkoi Ramës që Shqipëria të bëhet pjesë e padisë ndaj Izraelit?

Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së Erdogan! Nga takimi me Begajn, konferenca me Ramën dhe inaugurimi i xhamisë

Comments 1

  1. PROSHI says:
    1 year ago

    Më kujtove Mero Nastradin Hoxhën, i cili për të shuar etjen gjatë rrugës për në Kasaba (qytet) mori me vete 2 kg qershi. Por rruga nuk shte shumë e gjatë dhe qershitë i tepruan. Kujtoi rrugën e kthimit dhe mendoj ta linte qesen me qershi pas një peme. Por u kujtua se dikush që do freskohej nën hijen e saj mund ta gjente dhe kështu për tu hakmarrë i shuriti të gjitha qershitë në qese. Rrugës të kthimit , kur u afrua tek pema e lartë u kujtua dhe u bë kurioz nëse do të ishin qershitë aty. Dhe vërtetë qershitë ishin të pa prekur nga askush, siç i kish lënë disa orë para se të mbrinte në qytet. I pa me kujdes dhe si të zbulonte Amerikën thirri:
    -Kjo kokër është e papërmjerrë!
    Pa një pa dy e gëlltit në gojë duke shijuar ëmbëlsirën me kripën bashkë të shurrës të tharë.
    Deri sa mbriti në fshat në shtëpinë e tij i hëngri të gjitha qershitë në qese të shuritura por të thara nga koha dhe vapa.
    E pra mos prit që ky SPAK të bëjë gjithshka mirë. Të gjithë antarë të saj janë përmjerrë dikur nga Berisha . Ata mendojnë se janë të thatë, por kripën e shurrës të tij e kanë në lëngun e embël të tyre. Të përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In