I vetmi nga opozita i pranishëm në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, Enkelejd Alibeaj pyeti avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha nëse po përdoren standarde të dyfishta në këtë proces. Në përgjigje, avokati, Genc Gjokutaj tha se është një rast unik.
Alibeaj: Nuk mund të përdoren këtu argumente mbi meritën e çështjes. Diçka tjetër duhet të mbrojë për aq sa është e mundur ky këshill. Kohë më parë, ishin ulur aty avokatët e ish-ministrit Tahiri, i cili qahej për instrumentim të procesit të tij. Akoma më rëndë rasti i Ahmetajt. Në ka një gjë është; a ka përdorim politik të Prokurorisë në një çështje të procedimit penal? Pavarësisht qëndrimit që mund të mbajë një deputet i mazhorancës apo jo do të ishte i vështirë nëse ka përdorim politik. Ka një parametër që nuk gabon, dobiostandardi. Keni arritur juve të gjeni një rast analog, ku për njërin rast të jetë kërkuar dhënia e autorizimit dhe për rastin tjetër, për fakte të ngjashme, SPAK-u të mos e ketë bërë këtë gjë.
Gjokutaj: Në parim, pyetja juaj ka lidhje me referencat ndaj praktikave të mëparshme. Kjo çështje ndryshon edhe nga emri i personit dhe nga fabula e ngjarjes. Nuk kemi të dytë çështje që shihen sot që kanë të bëjnë me tendera, PPP. Rasti i Tahirit të nënës dhe Berishës së njerkës, ku jepet masa. Kjo mospërfillje e Kuvendit e ka çuar SPAK-un dhe GJKKO në mina procedurale. Mund të thoni se kemi ndryshuar mendje, por nuk është kështu. Prandaj, thashë prisni Kushtetuesen sepse është organi i specializuar. Dhe sikur ju të vendosni dhe të vendosë Gjykata Kushtetuese, leje që ka mbivendosje kompetencash që nuk është etike dhe serioze për një shtet, në fund do të zbatohet ai vendim. Nëse formalisht doni të lani duart me këtë histori dhe të thoni e vendos kushtetuesja, mendoj që keni kaq integritet të mos mendoni kështu.
Nikolla: Ju mendoni vetëm për të dhënë përgjigje
Gjokutaj: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj këshilla. Kjo çështje është unike. Nuk ka lindur mbi bazë provash dhe faktesh./m.j