• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Standarde dyfish nga Sali Berisha

by A R
24/01/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elvin Luku

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një koment në faqen e tij zyrtare në Facebook, më akuzon se:

  1. Jam gazetar i bindur i Koço Kokëdhimës;
  2. Kam rënë pre e presioneve të Edi Ramës;
  3. Jam kërcënuar nga Emiljano Shullazi…

Ka akoma!

Sipas tij, nën trysninë e këtyre tre personave, unë kam ndikuar te bashkëshortja ime, Prokurorja që nisi hetimet kryesisht për akuzat e Dritan Zaganit, mbi eprorët e tij, për pushimin e kësaj çështje…

Vijon…

…të gjitha këto akuza publike i bazon në një mesazh që i ka mberritur në inbox-in e faqes së tij në Facebook, në kuadër të nismes “Qytetari Digjital”.

Uauuu…, çfarë guximi “intelektual”!

Përtej hilaritetit, si gazetar, kam detyrimin profesional të sqaroj publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale se personat e sipërpërmendur nuk i kam takuar kurrë më parë, veçse në ndonjë kronikë, shkrim apo ndonjë koment në Facebook.

Së dyti, Doktori si intelektual që është duhet te dijë, se kush ka pak respekt për deontologjinë e profesionit të vet, e ka parim primar respektimin e pavarësisë së vendimarrjes edhe në profesionin e tjetrit. Kjo do të thotë se, as ka ndodhur dhe as do të ndodhë që unë të ndërhyje për vendime apo gjykime në punën e bashkëshortes sime!

Kaq, për të parën!

 

Për të dytën, Doktor, ju kujtoj se Prokurorja që ju akuzoni sot, është e njëjta që hetoi së fundi të ashtëquajturin “Skandalin e Doganave” mbi shmangien e akcizes, që i kushtoi shtetit një dëm mbi 2 mln euro. Në këtë çështje u arrestua edhe Zv.Drejtorja e Përgjithshme Doganave, Lula Njebza, të cilën ju vetë e keni akuzuar në Kuvend, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Sot, ndërsa hetimi vijon, pesë prej të akuzuarve, prej të njëjtës Prokurore që ju shenjestroni, janë lënë nga gjykata në arrest me burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie.

Për hetimin e këtij skandali në dogana, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur falenderimin e tij të posaçem për Prokuroren në fjalë, në intervisten e fundit në emisionin Opinion.

Ndërsa sot, kur e njëjta Prokurore vendos pushimin e një çështje, që nuk shkon me interesat e partisë suaj, ju Doktor dhe kryetari yt Basha, e cilësoni si ” mercenare të pushtetit”.

 

Kjo është jo serioze për një ish-kryeminister dhe një aspirant për kryeminister…

Është standard i dyfishtë!

Së dyti, Doktor, unë jam një nga mbeshtetesit më të fortë i mediave sociale, ose medias së qytetarit (mjaft të bësh një search në Google). Respektoj opinionin e gjithësecilit. Dhe, një prej ndjekësve tuaj në këto rrjete ju ka dërguar një informacion, mbi të cilën ju bazoni këtë konspiracion, që, edhe Kastriot Myftari do ta kishte zili…

Ju jeni një ish-kryeminister, njeri i librave, një figurë publike, dhe si i tillë e keni detyrim profesional dhe moral, të verifikoni burimet që citoni, aq më tepër kur mbi to, bazoni gjithë argumentet tuaja.

Intelektuali ka përgjegjësinë e fjalës, veçanërisht, kur artikulohet në publik.

Ju keni një zyrë shtypi në PD. Disa prej zëdhënësve tuaj i njoh për shkak të profesionit, të tjerë, kanë kryer studimet e larta në të njëjtin grup me mua në UT. Mund të kërkoni edhe ndihmën e tyre për informacione mbi shkollimin dhe karrierën time.

Kjo është njëra mënyrë…

Tjetra, duke njohur kufizimet që ju vijnë edhe për shkak të moshës, për t’iu rikthyer sërisht kërkimeve, po ju ndihmoj me një informacion të përmbledhur, që të mos mërzisim dhe lexuesit e Facebook-ut e portaleve, me CV-ne time:

– Kam mbaruar studimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, dega anglisht;

– Kam kryer studimet universitare në UT, dega “Gazetari dhe Komunikim”, në nivelin bachelor, ku jam vlerësuar nga Ministria e Arsimit (në kohen tuaj) me medalje ari…;

– Kam kryer studimet e DND-së dhe kam një Master për “Marrëdhënie me Publikun”, në UT…;

– Aktualisht, ndjek Shkollën Doktorale në Dep. “Gazetari dhe Kom.”, Fakulteti Histori-Filologjik në UT. Po zhvilloj një kërkim “Mbi talk show-n në Shqipëri”, me udhëheqës, Akademik Artan Fugen;

– Në vitin 2007 kam filluar punë me kohë të plotë në TV Ora News, si gazetar…;

– Që prej Janarit 2009 e deri më sot punoj si gazetar me kohë të plotë në TV satelitor kombëtar “Vizion Plus”…;

– Gjatë karrierës sime si gazetar jam aktivizuar në shtypin e shkruar si opinionist në gazetat “Shqip”, “Standard”, “Shekulli”, “Tema”, etj…, dhe në portalet online “Observatori Europian i Gazetarisë”, “Kosova info”, “Telegraf” (Kosovë), “Shenja” (Maqedoni) etj…

– Gjithashtu, në cilësinë e kerkuesit shkencor, jam një botues i rregullt në revistat shkencore të Departametit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, si dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare…

 

Së treti, Doktor, m.q.s ju keni marrë dhe nismen “Qytetari Dixhital” dhe keni ndërmend të botoni dhe një libër, si kërkues i komunikimit dhe mediave të reja, më lejoni t’iu jap një keshillë:

Rrejtet sociale janë mediat që do të demokratizojnë shoqërinë, madje, dhe vetë pushtetin e katërt.

Por…, kujdes!

Kur nuk përdoren si duhet, siç thotë dhe Umberto Eco, rrezikojnë që të kthehen në “mjete komunikimi që u japin të drejtën e fjalës budallenjve…”.

Next Post

Koreja e Veriut ka naftë në vlerë prej 31 miliardë dollarësh, a po nis apokalipsi bërthamor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com