• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Standard & Poor’s: Shqipëria në qëndrueshmëri, rreziqe nga rrëshqitjet fiskale

by Aalison Pearse Stevens
07/08/2016 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Standard & Poor’s ka mbajtur renditjen afatgjatë të Shqipërisë për borxhin afatshkurtër dhe afatgjatë në monedhën vendase dhe të huaj në B+/B, me një pritshmëri stabël.

“Ne besojmë se performanca e qëndrueshme ekonomike e Shqipërisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm në konsolidimin e saj fiskal ka të ngjarë të vazhdojë, pavarësisht rrezikut të rrëshqitjeve fiskale për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-s ose presioneve të financimit të jashtëm”, tha S & P në një deklaratë të premten pasdite.

“Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen tonë të rreziqeve të balancuara në renditjen e Shqipërisë gjatë 12 muajve të ardhshëm, pasi ne presim që Shqipëria do të vazhdojë konsolidimin fiskal që është ankoruar në marrëveshjen me FMN-në, ndërkohë që frenon rreziqet potenciale për ekonominë dhe politikat e saj” thuhet në deklaratë.

S & P vlerëson se një histori e suksesshme e zbatimit të reformës në institucionet gjyqësore të vendit, përveç përmirësimit të klimës së biznesit, do të bëjë që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në BE gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Qeveria ka zbatuar tashmë disa fusha reforma gjatë viteve të fundit, të tilla si pensionet, qeveritë lokale, dhe furnizimi me energji.

S & P pret që që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me një mesatare vjetore prej 3.7% gjatë 2016-2019, me kërkesën e brendshme që do të kontribuojë më fort në performancën e rritjes gjatë viteve të ardhshme, ndryshe nga vitet e fundit, kur eksportet neto kanë qenë motori parësor i rritjes .

Për investimet e huaja vlerësohen projeket e TAP dhe Hec të Devollit, që do financojnë deficitin e lartë të llogarisë korente që pritet të jetë rreth 13% e PBB-së gjatë 2016-2018.

Ndonëse kriza në Greqi do të ndikojë në remitancat, pritet një diversifikim i tyre për shkak të migrimit të Shqiptarëve në vende të tjera dhe pritet që ato të mbeten në 7% të PBB-së nga 13% të PBB-së në 2004-2008.

Kreditë me probleme mbeten të larta në 18%, por pritet që ndryshimet ligjore të ndikojnë në uljen e tyre.

S & P pret që performanca fiskale e Shqipërisë do të mbetet e qëndrueshme gjatë 2016-2019, teksa autoritetet do të vazhdojnë të bëjnë progres në bazë të një programi të FMN-së që synon kryerjen e reformave fiskale dhe strukturore. Si rezultat, S & P pret që borxhi i përgjithshëm i qeverisë do të bjerë në 62% të PBB-së në 2019 nga rreth 72% të PBB-së në vitin 2015, ndërsa vlerësohet rritja e maturitetit të borxhit.

Megjithatë kërcënim mbeten zgjedhjet e 2017-s, së bashku me rritjen e detyrimeve të prapambetura dhe ngadalësimin ekonomik për shkak të pasigurive politike.

S & P mund të rrisë renditjen, nëse reformat strukturore do të krijojnë institucione të përmirësuara, do të forcohen investimet, dhe rriten të ardhurat. Reduktimi i konsiderueshëm i borxhit të qeverisë përtej parashikimeve aktuale, potencialisht së bashku me rritjen më të lartë se sa pritej ekonomike, do të jenë pozitive për renditjen.

S & P mund të ulë renditjen, nëse pozicioni i Financave i qeverisë do të devijojë në mënyrë konsiderueshme nga pritshmëritë, së bashku me presionet e mundshme të financimit. Renditja mund të ulet gjithashtu nëse shihet përkeqësim i dukshëm në pozicionin e jashtëm të vendit dhe aftësinë për të financuar deficitin e saj të llogarisë rrjedhëse, i cili mund të ndodhë në qoftë se disponueshmëria e mbështetjes së jashtme zyrtare do të ishte e pasigurt.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Meta: S’kam frikë nga presionet, jam trajnuar nga Berisha që më 1992

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

December 18, 2025
Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

December 18, 2025
Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

December 18, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In