‘’Kapriçot’’ e motit kanë paralizuar qytetin e Stambollit.
Reshjet e dendura në vend kanë përmbytur rrugë, dyqane dhe objekte të tjera. Një i pastrehë ka humbur jetën në zonën e Unkapanit, e cila ndodhet në pjesën europiane të Turqisë.
‘’Pazari i Madh’’ i Stambollit është përmbytur plotësisht. Video-at e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë libra dhe mallra të tjerë, të cilat lundrojnë në ujë.
Sipas autoriteteve vendore, volumi i shiut të rënë është 114lg/m2.